Biznesi: Punësimi përmes Zyrave të Punës, proces i dështuar

Postuar në 20 Mars, 2018 13:58

Punësimi i individëve në moshë madhore që marrin ndihmë ekonomike, përmes ndërmjetësimit të zyrave të punës te bizneset private, ka qenë një nga nismat prioritare të qeverisë Rama. Por, efekti i tyre duket se ka qenë i papërfillshëm, pasi individët në masë kanë preferuar më mirë të marrin asistencën dhe jo punën  e ofruar, dhe vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama duket se nuk ka lënë shumë vend për zgjedhje për këtë kategori.

Por, kryetari i Dhomës së Fasonistëve gjykon se nisma e qeverisë nuk ka dhënë rezultate efektive për bizneset, pasi këta të fundit kanë nevojë për njerez të aftë profesionalisht.

Teksa qeveria ka rikonceptuar skemën e punësimit, duke përfshirë edhe trajnimin me një motivim pagese prej 5500 lekësh, Gjika shprehet se ky stimulim  në vendet e zhvilluara është dhënë për incentiva mikrobzinesi dhe jo për kurse pune. 

Sot, në Zyrat e Punës janë të regjistruar 48 mijë  punëdhënës të regjistruar për 4400 vende të lira pune.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.