Parlamenti izraelit refuzon njohjen e Genocidit Armen

Postuar në 16 Shkurt, 2018 00:42

Parlamenti izraelit ka votuar të mërkurën kundër një projektligji që synonte njohjen nga shteti i Izraelit të Genocidit Armen. Projektligji u propozua nga Yair Lapid, kryetar i partisë Yesh Atid, subjekt i qendrës dhe sipas tij:

Nuk ka asnjë arsye që Knesset, që përfaqëson një popull që përjetoi Holokaustin të mos njohë Genocidin Armen dhe të ketë një ditë përkujtimore për të

Zëvendësministri i Jashtëm Tzipi Hotovely ka deklaruar se do të dërgohet një delegacion në Jerevan me rastin e 100 vjetorit por nuk do të mbahet qëndrim zyrtar për këtë çështje. Sipas tij arsye për këtë tërheqje të Izraelit është kompleksiteti dhe pasojat politike të temës në fjalë në vitin 2016 një komitet i Knesset e njohu Genocidin, por Tel Avivi nuk është gati për një hap tjetër që do të minonte raportet me Turqinë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.