Polemika e Xhufit për Qendrën e Studimeve Albanologjike, këshilltari Mehmeti njofton padi në gjykatë

Postuar në 28 Korrik, 2017 22:00

Një ditë pasi studiuesi Pëllumb Xhufi publikoi shkrimin për ndërhyrjet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, i cili mund të lexohet këtu: http://www.respublica.al/2017/07/27/mbi-ndërhyrjet-e-fundit-ndaj-qendrës-së-studimeve-albanologjike, këshilltari i ministres Mirela Karabina, Ndriçim Mehmeti, ka reaguar duke paralajmëruar përballjen në gjykatë. Përmes një letre dërguar gazetës “Dita”, që është botuesja e opinionit të Xhufit, Mehmeti i cilëson fyerje dhe të pavërteta pretendimet e Xhufit, duke deklaruar se çdo gjë do të zgjidhet në gjykatë. Më poshtë teksti i letrës që po e botojmë meqenëse edhe shkrimi i Xhufit u publikua prej nesh: 

Une jam Ndriçim Mehmeti, Keshilltar per arsimin parauniversitar i Ministres se Arsimit, znj. Karabina!
Lexova nje shkrim te z. Xhufi, botuar ne gazeten tuaj.
Me shume indinjate dhe me keqardhje, me duhet t’ju them se shkrimi jo vetem kishte pasaktesi te medha ne adresen time, por kishte edhe fyerje, personale dhe krahinore, çka ne kendveshtrimin tim, shkelin rende etiken.
Familja time dhe une kemi qene mjaft te prekur nga ky shkrim, pasi kurre me pare, une nuk jam bere objekt fyerjesh e sharjesh, e madje asnjehere ne pune time, nuk kam patur asnje objeksion nga shtypi.
Perkundrazi, kam qene mjaft i hapur me mediat e shkruara dhe vizive
Gjithsesi me artikull shkruesin ne do te takohemi ne gjykate, pasi avokati im po pergatit nje padi civile dhe penale, per shkrimin ne gazeten tuaj.
Duke ju siguruar per konsideraten time, ju lutem sigurojini lexuesin tuaj se, une nuk kam te bej ne asnje rresht me ato ç’ka thuhen ne artikullin me titul “18 Brymeri i Ministres pisqolle” dhe se ne gjykate do te provoj gjithçka ne mbrojte te dinjitetit tim dhe familjes sime, qe eshte neperkembur ne menyre krejtesisht te padrejte nga shkrimi ne gazeten tuaj.
 Me respekt
 Dr. Ndriçim Mehmeti (PhD)
Këshilltar i Kabinetit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit

http://www.gazetadita.al/shkrimi-i-z-xhufi-pasaktesi-dhe-fyerje-ne-adres...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.