Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën

Postuar në 29 Qershor, 2017 15:06

9 vjet burg. Kaq kërkon Prokuroria e Vlorës për ish-kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Shpëtim Gjika, i rikthyer në Partinë Socialiste me ndjesi shumë pozitive për kryeministrin që e largoi.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vjet heqje lirie për Shpëtim Gjikën ish kreu i Bashkisë së Vlorës në vitet 2003-2015, në akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet ndaj tij kanë nisur disa vite më parë nën akuzat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë të paligjshme dhe falsifikimit të dokumenteve. Çështja ishte mbyllur në vitin 2014, por u rihap sërish në vitin 2015. Më së shumti hetimet rinisën për dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar. Për dy bashkëpunëtorët e Gjikës, Doriana Sulajn dhe Artur Harxhin, dy ish zyrtarë të Bashkisë së Vlorës, prokuroria kërkon 6 vjet heqje liri. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale, më konkretisht pallatit 11 katësh në qytetin e Vlorës. Tashmë pritet fjala e mbrojtjes dhe më pas vendimi i gjykatës”, raporton RTSH.

Pretenca është një provë e mirë për të parë sesi do të veprojë gjykata për të cilën flitet shumë së fundmi.

https://rtsh.al/lajme/prokuroria-kerkon-9-vjet-heqje-lirie-per-ish-kreun...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.