Kandidati i PD në Elbasan: Problemi nuk është Basha, zgjedhjet u blenë

Postuar në 27 Qershor, 2017 12:50

Fitim Zekthi , kandidati i gjashtë në listën e PD për Elbasanin thotë se humbja nuk ishte për faj të kryetarit Basha, por për shumë arsye të tjera, një ndër to edhe sepse qytetarët kërkonin lekë. Zekthi, një njeri që vjen nga media, ka zbardhur një aspekt të realitetit shqiptar i cili nuk duhet mohuar, por duhet vënë në dukje fort, natyrisht pa i hequr asgjë përgjegjësisë së Bashës dhe pjesës tjetër. 

Statusi i Zekthit

Ka nisur nje gare e ethshme per te gjetur shkaqet e humbjes se PD qe nga fajesimi i Bashes per listen e kandidateve, per marreveshjen me Ramen, per dobesine e tij si lider politik e deri tek glorifikimi i Rames. Nuk e di c’qendrim do mbaje PD por sa me takon mua dua te them se Shqiperia ka hyre ne nje krize te pashembullt, ka hyre ne krizen e mospranimit te krizes, e moskuptimit apo mosdashjes se kuptimit te krizes. Zgjedhjet u blene masivisht dhe kjo blerje po legjitimohet duke mos u pare me lebeti si fundi i gropes ku jemi por si rast per te justifikuar fitoren apo lare hesape. Po flas per zonen ku isha ne fushate vete: ne asnje fshat kandidati i PS M Ulqini nuk zhvilloi dot nje takim sepse njerezit e perzinin me zemerate per genjeshtrat qe u kishte bere per parate e pamarra prej 3 vitesh te duhanit, per mungesen e ujit te pijshem, per varferine e madhe etj.

Ne Belsh gjithkush e di c’ka ndodhur, sic e dine ne Cerrik dhe fshatrat perrreth sepse e kane pare dhe jetuar. PS, LSI dhe PDIU kane blere vota.Jemi ne nje gjendje te mjere: nje pjese shume e madhe duan para, pra te vete njerezit ka hyre fort kjo kulture e shitjes. Mua vete me kerkuan para. Njerez qe i njoh me vite me thonin: Fitim ti e di ne jemi djathtas por ata po marrin leke, po japin leke, do na jepni gje? Eshte e tmerrshme por e vertete. Per mua rezultati i marre nga PD perballe lekeve te PS, atyre te LSI dhe PDIU eshte gjigand. Votuesi i PD eshte ndergjegja morale e jona si popull ndonese pakice. Halli i vendit eshte shume i madh dhe nuk e di c’mund te behet per te dale nga ky hall. Basha mund te kete faje sa te duash apo mund te kete njerez me inate personale pa fund ndaj tij por zgjedhjet u humben per arsye qe e tejkalojne Bashen. Eshte e pandershme gjithe ajo qe po ndodh duke u turrur kunder Bashes dhe lene m’anash shitjen, blerjen dhe gjithe trukimin e neveritshem. Do Zoti gjenden njerez dhe arsye per tu marre me kete mynxyre para te ciles fati politik i kujtdo eshte fare pa vlere, qofte ky edhe i Bashes. Nuk eshte Basha problemi dhe nuk e ka ai fajin per kete blerje te organizuar ne menyre kirurgjijale qender per qender votimi. Ai nuk kishte shanse ta ndalte kete gje. Per te tjera ceshtje eshte muhabet tjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.