Zgjedhje pa kandidatë!

Postuar në 17 Qershor, 2017 18:26

Në 25 qershor kemi zgjedhje. Do zgjedhim Parlamentin e ri të vendit, deputetët që do të përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, ata që presupozohet se do jenë të aftë të dhe të përgatitur për të mbrojtur interesat tona. 
Përpara na është vënë një listë emrash nga të gjitha partitë, por cilët janë realisht njerëzit për të cilët duhet të votojmë në 25 Qershor këtë nuk e dimë. 

Nuk e dimë sepse fushata elektorale është personalizuar nga 3 apo 4 individë të cilët kanë thyer çdo rekord për orën e fjalimeve që kanë mbajtur. Ata janë Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe kryetarët e partibe më të vogla si Ben Blushi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu apo Gjergj Bojaxhi.

Ata kanë folur shumë pak për kandidatët që u prezantojnë shqiptarëve në këto zgjedhje, askush nuk e di se cili është ekipi i njërit apo tjetrit "lider" që na kërkon votën për t' u bërë kryeministër i vendit. Ajo që dëgjojmë është se duhet të votojmë Edi Ramën sepse është i vetmi që mund ta bëjë Shqipërinë, të votojmë Lulzim Bashën sepse do na sjellë një Republikë të Re apo Ilir Metën dhe Peteit Vasilin se do na japin nga një shans të gjithëve.

Askush nuk e di se kush janë dhe çfarë përfaqësojnë njerëzit që projektohen për të qenë deputetë dhe që nesër do të çojnë kartonin për shërbimet dhe taksat tonë. çfarë përfaqësojnë ata dhe çfarë garancish japin se nuk do jenë thjesht manekinë të kryetarëe që me një të rënë të lapsit të përjashtojë  nga partia apo nga grupi parlamentar.

Kush na garanton se ata do të mbrojnë interesat e publikut dhe jo të kryetarëve të tyre si shpërblim për vendosjen në lista dhe mundësinë e marrjes së një rroge deputeti plus benefited që vijnë pas saj. E vetmja arsye pse u komentuan listat për deputetë të dy partive të mëdha ishte sepse u lanë jashtë disa emra të njohur të politikës dhe kësisoj edhe debati mori një karakter intrigues që u orientuan tek fabula e largimeve të zërave kundër dhe rikonfirmimit të autoritetit të kryetarëve.

Edhe këto largimi janë një përforcimin i pasigurisë se deputetët e rinj, shumicën e të cilëve nuk i njeh askush do të jenë ushtarë e bindur të kryetarit, gogla të një numëratore shumëngjyrëshe në parlament, por aspak një garanci për të patur një demokraci më të mirë dhe më cilësore. Ata mund të shoqërojnë vërtet kryetarët e tyre në takimet elektorale, por thonë vetëm një faleminderit dhe asgjë më shumë, ekskluzivitetin e vëmendjes e ka kryetari i Partisë, ai që merr përsipër t'i di të gjitha.

Një rreshtim i mbyllur brenda partive që na premton formacione të shurdhëta në parlament dhe aspak një kuvend  ku do të mbrohet interesi publik. Asnjëri prej tyre nuk ka ambicje të konkurojë kryetarin dhe të ketë ambicje për të qenë kryeministër i këtij vendi sepse ai është vetëm një ngritës kartoni dhe një duartrokitës i kryetarit. Fushata po karakterizohet edhe nga një mungesë vëmendje mbi minoritetet apo pakicat kulturore.

Kryemiistri i vendit ka kaluar në një familje nga Dropulli ku ka folur me krushkun e Vangjel Dules, ndërsa Basha nuk ka patur ndonjë fokus mbi këto kategori. Ilir Meta ishte në Pustec ku veçon Kujdesit ndaj minoritetit maqedonas, ndërsa Ben Blushi vizitoi romët. Shumë pak për të besuar  se janë vërtet të interesuar për të drejta e tyre apo për një Republikë më të denjë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.