fushata

Gestapoja elektorale e Erion Veliajt. Rrëfim i një punonjëseje të Bashkisë Tiranë

Postuar në 30 Qershor, 2019 13:36

Jam punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe dua të tregoj me përpikmëri se çfarë ndodh në këtë ‘’fushatë’’ që do dhe disa orë për të mbaruar me kërkesën e fundit dhe me spektakolaren (të padëgjuar prej 30 vitesh) që duhet të votojmë në rresht si dele në 30 Qershor!

Gënjeshtra edhe pa kundërshtarë

Postuar në 26 Qershor, 2019 12:07

Pak ditë para se Partia Socialiste të shkojë në votime, kandidati i saj për Tiranën, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh përmes të cilit ndër të tjera ka thënë: 

Fushatë? Ahengxhiu u shpjegon sehirxhinjve Ilir Metën dhe Lulzim Bashën

Postuar në 23 Qershor, 2019 17:27

Një kapele në kokë me një numër sipër, këmishë e hapur, t-shirt, pantallona, tuta apo çitjane dhe mbathur me këpucë, atlete apo nallane, qytet më qytet, e fshat më fshat, biri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur fushatën elektorale.

Ai që i duhet Shqipërisë, shqiptarëve, për të qeshur, apo për të shtyrë ca orë në këtë sezon papunësie absolute. Papunësi llafesh, papunësi parlamentare, papunësi në drogë. Kohën na e zë Kryeministri.

Provokimet dylekëshe të njeriut që shkatërroi Kushtetutën

Postuar në 01 Qershor, 2019 18:27

30 vjet jan boll për t’i dhënë fund lojërave demokratike në dëm të shtetit demokratik

Kjo është një deklaratë e kryeministit Edi Rama në hapjen e fushatës elektorale sot në Tiranë. 
Zoti Rama e ka për strategji komunikimi mënyrën provokative. Sepse një njeri që kërkon të provokojë e bën këtë sepse nuk ka se çfarë të thotë realisht.

Gati për një mandat të dytë

Postuar në 15 Prill, 2019 10:02

Fushata për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump ka grumbulluar më shumë se  30 milion $ në tremujorin e parë të 2019, duke tejkaluar totalin e shumave të siguruara aktualisht nga kandidatët demokratë.

Fondet e grumbulluara tregojnë se mbështetësit e republikanëve janë të gatshëm për të investuar në betejën  e vështirë të rizgjedhjes së Trump për një mandat të dytë.

Ekskluzive/Zbardhet strategjia dhe deviza e fushatës elektorale të Erjon Veliajt

Postuar në 13 Tetor, 2018 00:32

Mbeten vetëm pak muaj nga zgjedhjet lokale, por kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka nisur përgatitjet. Redaksia e “Të Kripura” ka marrë vesh disa hollësi nga mënyra sesi Veliaj mendon të organizojë fushatën. 

Llogaridhënie pa hesap, ministrat nuk lëvizin

Postuar në 03 Shtator, 2018 12:22

Partia Socialiste mbodhi kryesinë ku vendosi të rifillojë një tjetër fushatë me qytetarët, ndonëse nuk ka mbyllur ende turin e llogaridhënies. Taulant Balla që për momentin mbulon edhe çështjet organizative tha se deputetët do trokasin derë më derë për të folur me popullin që është mësuar me rolin e spektatorit.

Pretendimi i Rusisë: Në Siri kemi vrarë 86 mijë militantë islamikë

Postuar në 23 Gusht, 2018 20:43

Rusia pretendon se ka vrarë apo nxjerrë jashtë luftimit në Siri 86 mijë militantë të Shtetit Islamik  apo Al Nusras sindhe 830 drejtues bandash. Lajmi përcillet nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cila sqaron se mes militantëve të vrarë përfshihen edhe 4 500 imigrantë nga Federata Ruse  dhe nga Bashkimi i Vendeve të Pavarura.

Ne nuk jemi armiq të askujt

Postuar në 16 Gusht, 2018 13:28

300 njësi mediatike amerikane kanë nisur një fushatë për përballjen e sulmeve të presidentit Donald Trump. Nismën e ka marrë “The Boston Globe” javën e kaluar përmes një editoriali dhe asaj i janë bashkaur deri më tani 350 media të tjera. Sipas gazetarëve dhe kompanive mediatike, Trump ka nisur një luftë të pisët ndaj tyre duke deklaruar se gazetarët janë “armiq të popullit” dhe se ato përcjellin lajme të rreme.

Fushatë arnimi për Ligjin e Minoriteteve

Postuar në 15 Prill, 2018 13:39

Miratimi me nxitim i Ligjit të ri për Minoritetet dhe reagimet që pasuan ka bërë që qeveria t’i rikthehet konsultimeve, kësaj here me idenë se po merr mendimin e pakicave për aktet nënligjore që do të përgatiten në kuadër të këtij ligji. 

Në një njoftim të saj Ministria e Jashtme thotë se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ishte në qytetin e Shkodrës  në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.

Pages

Subscribe to RSS - fushata