Shqipërinë e këtij mund ta duash vetëm me psikologjinë e turistit

Postuar në 10 Mars, 2021 12:42

Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për rreth 50 minuta me përfaqësues të listës së kandidatëve në Tiranë. Në qendër të platesë, z. Rama ka gurgulluar leksionet organizative dhe politike të kësaj fushate duke mos kursyer përlavdërime për partinë e tij, veten dhe kandidatët.

Najada është përfaqësues e heronjve tanë

ka thënë z. Rama ndër të tjera për zonjën Najada Çomo.

Kështu krijimet e veta retorike, zotëria i beson për vlera reale dhe mandej i hedh në tregun politik siç ka bërë gjithë këto vjet. Teksa plaket vetë, z. Rama rinovon fytyrën e partisë ku i njohur do të mbetet vetëm ai që siç thotë:

E ka mision ta bëjë Shqipërinë të ardhmen e të gjithëve

Zoti Rama po kujtohet të kapitalizojë ikjen e shqiptarëve që e provokoi vetë në mesazh zanor e politik që tingëllon mirë, por duke harruar se ndërkohë që e bën këtë, po dëbon edhe bashkëpunëtorët e vet nga partia ku nuk ndryshon stema, flamuri dhe recepsioni bashkë me të. Nëse z. Rama e ka realisht këtë devizë, atëherë jemi para rastit fatkeq kur kryeministri e sheh popullin me të cilin ndan qeverisjen si turistë që duhet ta pëlqejë vendin ku bujt përmes lentes së kuriozitetit dhe argëtimit. Por ja që për fatin e tij nuk jemi turistë dhe sado të përpiqemi që edhe z. Rama ta shohim e durojmë me lentet e turistit, sërish na rëndet e na vret aq sa është bërë i padurueshëm, sidomos me përsëritjen e tij.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.