Parlamenti Europian i hap rrugë rivendosjes së vizave nga një vend anëtar. Një nga kushtet prek shqiptarët

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 18:08

Komisioni Europian fiton të drejtën e rikthimit të vizave për vendet joanëtare të Bashkimit Europian. Kjo bëhet e mundur pas rregullave të reja që janë miratuar nga Parlamenti Europian, të cilat autorizojnë vendet anëtare që të vendosin ndërprerjen e regjimit të lëvizjes pa viza për vende të caktuara prej nga ky hyjnë shtetas që lëvizin aktualisht pa vizë.

Raporteri i këtij propozimi Agustín Díaz de Mera theksoi se “ndryshimet sigurojnë fleksibilitet për një aktivizimin e shpejtë të mekanizmit të ndalimit të lëvizjes pa vizë”.
Marrëveshja e arritur prek drejtpërdrejt shtetasit shqiptarë që aktualisht lëvizin pa viza në hapësirën Shengen. Kushtet miratuara për rikthimin e vizave mund të përkthehe qartë si një e drejtë që nesër Gjermania të rikthejë vizat për shqiptarët.
Kjo sepse mekanizmi i vizave hyn në fuqi në një shtet anëtar për një vend jo anëtar kur ka:

Një rritje thelbësore të shtetasve të këtij të fundit që u është refuzuar hyrja apo që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së.
Një rritje thelbësore të aplikimeve të pabazuara për azil dhe kur ka
Mungesë bashkëpunimi për riatdhesimet.

Kushti i dytë prek shqiptarët që kanë numër të madh aplikimesh për azil në Gjermani, shumica dërrmuese e të cilave janë rrëzuar nga vendi pritës.
Kushtet e tjera lidhen me çështje të sigurisë, për të cilat qytetarët shqiptarë nuk janë deri më tani subjekt.
Komisioni Europian do të jetë organizmi që do të mbikëqyrë procesin, ndërkohë që propozimi duhet të miratohet edhe nga parlamentet e vendeve anëtare. Brenda javës që vjen procedura mbyllet dhe siç komentohet ky vendim lidhet edhe me heqjen e vizave për Ukrainën dh Gjeorgjinë, si dhe Kosovën që është në diskutim. Pra një masë parandaluese që apelon për përgjegjshmëri nga vendet joanëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.