Çfarë kemi trashëguar nga njeriu i Neandertalit

Postuar në 12 Shkurt, 2016 13:31

Genet e trashëguara nga njeriu i Neandertalit ndikojnë në shfaqjen e depresionit te njeriu modern dhe të disa patologjive që lidhen me alergjitë apo varësinë nga nikotina. Që prej vitit 2010 shkencëtarët njohin se europianët dhe aziatikëk kanë trashëguar 1% deri në 4% të informacionit genetik të njeiut të Neandërtalit. Ajo që ka dalë në dritë së fundmi nga një studim i shkencëtareve amerikanë është se mbetjet genetike të Neandërtalit vazhdojnë të kenë ndikim në shëndetin e njeriut modern. Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Baderbild në Tenesi publikuan në revistën "Science" gjetjet e studimit që lidhin sëmundjet e metabolizmit, të zemrës, gjakut, ato nervore deri dhe te depresionit me informacionin e bartur nga genet e Neandertalit.

Nëse dikush ka në ADN-në e tij gene të Neandertalit ka 2% më shumë mundësi të shfaqë depresion ose 1.4% më shumë shanse të goditet nga një atak kardiak. Kur homosapensët emigruan 50 mijë vjet më parë nga Afrika drejt Europës dhe Azisë erdhën në kontakt me njeriun e Neandërtalit që jetonte aty prej mijëra vjetësh. kështu njeriu i sotëm modern ka trashëguar një ADN të atij shkëmbimi genesh. Genet e Neandertalit janë shumë të vështira për t'u identifikuar, por megjithatë studiuesit gjetën mbetje të këtyre geneve gjatë analizave gjenetike të 24 mijë e 800 personave.

http://www.protothema.gr/zoi/article/552661/niotheis-katathlipsi-isos-na...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.