Debati me kerët e degëve: Ish-ministrat e çuan përtokë PD-në

Postuar në 09 Tetor, 2015 12:00

Rritet tensioni mes krerëve të PD në rrethe dhe ish-ministrave të kësaj partie. Këta të fundit kanë reaguar në një mbledhje grupi të PD, duke i kërkuar kryetarit Lulzim Basha që të mos lejojë fyerjet dhe sulmet e tyre. I pyetur nga “Panorama”, kreu i PD në Vlorë, Moisi Meminaj thotë: “Ju lutem na lini të qetë të punojmë për fitoren e vitit 2017. Ta riformatojmë, ta sjellim sërish PD-në fituese ashtu siç i takon. Na e latë Vlorën me 3 deputetë në vitin 2013, e çuam në 4 deputetë në vitin 2014, na lini ta çojmë në 5 deputetë në vitin 2015”. Ai thotë se ish-ministrat duhej të ishin larguar që kur Sali Berisha dha dorëheqjen nga kreu i PD. Një pjesë e mirë e tyre e kanë nëpërkëmbur këtë parti. Ishin pikërisht ata që e çuan përtokë Partinë Demokratike në vitin 2013. Ne vijmë nga një ‘shok’ i madh që morëm në vitin 2013. Kur iku Sali Berisha dhe dha dorëheqjen, këta të tjerët duhet të ishin bërë shkrumb e hi. Duhej të ishin fshirë. Këtu nuk ndihet Berisha, të mos flasin as këta të tjerët. Ne kemi një kryetar të zgjedhur dhe legjitim. Të tjerët të heshtin”.

Kurse Roland Bejko, kryetar i PD në Gjirokastër, shkruan në FB: “Kryetarët e PD-së të degëve meritojnë respekt e mirënjohje sepse me sakrifica të papara, pa asnjë shpërthim e mbështetje financiare, po mundohen të rindërtojnë ata ngrehinë që disa nga ‘spikerët’ e sotëm e shpërbënë me qetësi, dashuri dhe arrogancë për 8 vjet me radhë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.