Mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore, do të shiten në ankand...Nëse nuk paguhet gjoba

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:46

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, sqaron në një intervistëpër gazetën “Shqip” paralajmërimin e bërë për sekustrim të mjetit nëse nuk ke paguar gjobat. Tola thotë se në të vërtetë bëhet fjalë për zbatimin e ligjeve në fuqi, të cilat mesa duket ishin neglizhuar. “Në nenin 203 të Kodit Rrugor (më duhet ta citoj për të mos krijuar “keqkuptime”), sanksionohet fjalë për fjalë: 1. “… Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda pesë ditëve nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet dy për qind kamatë deri në një muaj. Kur gjoba nuk paguhet ose nuk nxirret dot nga të ardhurat e shkelësit, për rastet e drejtuesit të mjetit me motor, bëhet ndalimi i mjetit deri në tre muaj dhe pas këtij afati bëhet shitja e mjetit me ankand, duke i dhënë diferencën në lekë shkelësit …”. Duke konsideruar se në muajin shtator 2015 në të gjithë vendin ka filluar një kontroll shumëdimensional kundër informalitetit (edhe në fushën e transportit dhe të qarkullimit të mjeteve) dhe referuar faktit se pothuaj gjithçka në këtë vend transiton dhe qarkullon me mjetet tokësore, u kujdesëm që të kujtojmë dhe njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pronarët që të shlyejnë gjobat e “harruara” dhe të prapambetura, për të mos u gjendur në situatë të paparashikuara”, thotë Tola. Për mjetet që tashmë janë bllokuar, drejtori i PRR-së, shton se do të pritet afati tremujor dhe mandej, nëse nuk shlyhen detyrimet, ato kalojnë në Rezervat e Shtetit,ër t’u shitur në ankand. Shteti ka detyrimin që nga vlera e fituar të kthejë diferencën për debitorin.
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/09/21/nese-per-tre-muaj-spaguan-g...

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Kerkoj te blej automjet

Submitted by Kaplloqja (not verified) on

E kujt ja mban bytha te bleje nje makine te sekuestruar nga policia ?
A po t'i hape pune vehtes me te zotin e vertete ?
Le t'i bleje policia OSE qeveria per vehte, dhe mos te bejne TENDERA dhe te harxhojne parate e ketije populli fukara, pa buke e pa breke.
Turp per kete kodosh shteti qe kemi deri me sot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.