Kur Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima bëhen bashkë

Postuar në 15 Shtator, 2015 23:13

As njëri dhe as tjetri nuk e prisnin të bëheshin bashkë. Por të detyruar nga rrethanat dhe një raport që i rendit të dy në listën e politikanëve me fije të errëta , Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima kësaj radhe janë bërë bashkë.

Ata mendojnë njësoj për raportin që hedh dyshime mbi pasurinë e tyre dhe mënyrën sesi ata dhe rrethi i tyre familjar e kanë përfituar. Madje njëri prej tyre është i idesë se OSBE duhet të largohet nga Shqipëria. Sali Berisha e postoi vetë në facebook indinjatën e tij, ndërsa Koço Kokëdhima e shpalli si kërkesë në gazetën “Shekulli” largimin e OSBE-së.

Sali Berisha:

“Ky raport paraqet nje lloj kolektori te ujerave te zeza, qe kane qarkulluar si akuza, kunderakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vete, edhe thashetheme qe nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe qe, ne teresi, jane bere me goje dhe me shkrim nga kundershtaret e mi, ne mediat e tyre, ne kuadrin e nje lufte politike.

Koço Kokëdhima:

“Unë them që ai është një veprim një sulm dhe një përbaljtje për institucionet e shtetit shqiptar. Minimalisht do duhesh që në këtë raport për çdo informacion, për çdo person të citohesh burimi i informacionit ose përndryshe të merrer përgjegjësia për vërtetësinë e fakteve nga vetë raportbërësit.”

Thonë se janë baltosur nga OSBE-ja dhe janë viktimë e një raporti të pavërtetë. Por harrojnë se kanë qenë po këta që kanë drejtuar gishtin ndaj njëri-tjetri  me akuza të ngjashme, për të cilat nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi. Sa për t’i rikujtuar

Koço Kokëdhima për Sali Berishën:

“Ti erdhe në politikë i varfër, për tu pasuruar me pushtetin. Unë erdha në politikë i pasur, jo për tu pasuruar. Unë s’kam frikë nga asnjë dhe askush, ti ke frikë për ato që bëre në pushtet. Nuk më zë turpi për ndonjë shkelje që mund të bëjë në jetën e tij ndonjë punonjës imi kudo të jetë ai, ashtu si nuk kam detyrim ligjor që të pyes Saliun se kujt do ia shes pasuritë e mia, do ia shes kujtdo personi që është vullneti im e që është brenda ligjit, Sali të them që ti je dështuar, edhe këtë e di gjithë dynjaja”

Sali Berisha për Koço Kokëdhimën:

“Ke përvetësuar fonde publike në thyerje flagrante të Kushtetutës e ke marrë mandatin për të mbrojtur krimet që ke kryer në mjedis, sarajet 20 metra nga buzë deti në Qeparo, për të mbrojtur pallatet te sheshi Gensher, paudhësitë e tua në vend, edhe ligjin e legalizimit të apartamenteve që u bë për bregdetin, për të legalizuar kullat e Kocos në Himarë, për të legalizuar ndërtimet e tjera të paligjshme kudo”

A mund të jenë të besueshëm Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima për sa na kanë thënë dhe a ndiejnë neveri për njëri-tjetrin tani që i bashkojnë parimet e politikës së pastër ?

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.