Shëndeti/Dieta

Pasojat e Covid-19/ Dëmtime në zemër në gjysmën e rasteve të rënda  

Postuar në 18 Shkurt, 2021 13:03

Covid-19 lë pasoja në disa organe, mes të cilave edhe organi kryesor. Rreth 50% e pacientëve të hospitalizuar me forma të rënda të Covid-19 kanë rezultuar me pasoja në zemër. Kjo është zbuluar nga skanimi përmes rezonancës magnetike (MRI) të paktën një muaj pas largimit nga spitali. Këto janë gjetjet e një studimi të ri, i botuar në “European Heart Journal”.

Covid-i i gjatë, dyfish më i shpeshtë te femrat

Postuar në 14 Shkurt, 2021 13:38

Gratë duket se kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë atë që njihet si Covid-i i gjatë. Megjithatë, kjo deri në 60 vjeç, pasi pas kësaj moshe, niveli i rrezikut bëhet i ngjashëm. Mosha e avancuar dhe një indeks më i lartë i masës trupore gjithashtu duket se janë faktorë rreziku për të patur Covidin e gjatë.

Shërimi nga Covid-19, sa një dozë vaksine

Postuar në 12 Shkurt, 2021 16:24

Në Francë, ata që e kanë kaluar Covid-19 do të vaksinohen me një dozë të vetme. Autoriteti francez i Shëndetit Publik njoftoi sot se ata që e kanë kaluar Covid-19 zhvillojnë një përgjigje imune të ngjashme me atë që të jep një dozë vaksine, dhe se një dozë e vetme pas infeksionit mund të jetë e mjaftueshme, raporton France 24.

“Fytyrat” e reja të SARS-CoV 2, vjen varianti i Milanos

Postuar në 10 Shkurt, 2021 14:26

Një variant i ri i virusit Sars-Cov-2 është zbuluar nga virologët e Universitetit të Milanos. Mutacioni nuk përfshin proteinën Spike të virusit dhe për këtë arsye nuk duket se e ndryshon aftësinë e tij për të infektuar, por është akoma me shumë interes, sepse mund të ndikojë në reagimin imun të trupit të njeriut.

Një vaksinë e personalizuar për kancerin

Postuar në 08 Shkurt, 2021 13:03

Një vaksinë që lufton kancerin. Mund të duket vite dritë larg, por ka nisur të bëhet realitet. Filantropi Bill Gates, i angazhuar prej kohësh në çështjet e shëndetit publik botëror, thotë se shkencëtarët janë në prag të komercializimit të vaksinës së parë të personalizuar të kancerit. "Nëse funksionon siç shpresohet, vaksina, e cila e bën sistemin imunitar të një personi të identifikojë çdo tumor nga mutacionet e tij unike, mund t’u japë fund në mënyrë efektive shumë llojeve të kancerit", shkruan ai në MIT Technology Review.

Vaj kanabisi edhe për Covid-19

Postuar në 07 Shkurt, 2021 20:07

Në Austri, trajtimi i pacientëve Covid-19 me vaj kanabisi po jep rezultate premtuese.

Zbulimi i papritur/ Ilaçet kundër AIDS luftojnë sëmundjen që shkakton humbjen e shikimit

Postuar në 06 Shkurt, 2021 16:55

Disa ilaçe që përdoren për trajtimin e SIDA-s mund të neutralizojnë shkakun kryesor të humbjes së shikimit. Zbulimi i papritur përmbys bindjen themelore të deritanishme për AND-në.

Mjekët izraelitë deklarojnë se kanë zhvilluar dy ilaçe që kurojnë Covid-in në pak ditë

Postuar në 05 Shkurt, 2021 10:36

Mjekët izraelitë janë optimistë për rezultatet që ka dhënë një kurë e re kundër Covid-19. Studiuesit në spitalin Ichilov të Tel Avivit kanë parë efektivitet në masën 95% te një ilaç i përdorur te pacientët në gjendje të moderuar dhe ata në gjendje të rëndë. 

Një tjetër efekt afatgjatë i Covid-19: redukton fertilitetin te meshkujt

Postuar në 04 Shkurt, 2021 15:22

Numri i madh i vdekjeve mund të mos jetë i vetmi efekt i Covid-19 në terma të reduktimit të popullatave. Shkencëtarët po ngrenë alarmin në lidhje mundësinë e dëmtimit të fertilitetit mashkullor nga koronavirusi.

Pfizer: Vaksina jonë, efektive edhe ndaj variantit britanik dhe afrikanojugor të SARS-CoV-2

Postuar në 31 Janar, 2021 13:21

Kompania Pfizer njofton se “pas një studimi paraprak” vaksina e zhvilluar prej saj kundër CoVid-19 është efektive edhe ndaj mutacioneve të reja të virusit, si ai britanik dhe ai afrikanojugor. 

Teksa këto gjetje njoftojnë se nuk ka nevojë për një vaksinë të re për të adresuar shfaqjen e varianteve të reja, kompanitë janë të përgatitura të përgjigjen nëse një variant i SARS-CoV-2 shfaq të dhëna se i shpëton imunitetit të krijuar nga vaksinat

Pages

Subscribe to RSS - Shëndeti/Dieta