“Fytyrat” e reja të SARS-CoV 2, vjen varianti i Milanos

Postuar në 10 Shkurt, 2021 14:26

Një variant i ri i virusit Sars-Cov-2 është zbuluar nga virologët e Universitetit të Milanos. Mutacioni nuk përfshin proteinën Spike të virusit dhe për këtë arsye nuk duket se e ndryshon aftësinë e tij për të infektuar, por është akoma me shumë interes, sepse mund të ndikojë në reagimin imun të trupit të njeriut.

Konkluzionet e studimit u botuan në revistën “Emerging Microbes & Infections”. Ndryshe nga mutacionet e identifikuara deri më tani, ai i zbuluar nga grupi italian nuk gjendet në proteinën Spike, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qeliza, por në proteinën ORF-6. "Është një proteinë shumë e vogël, e cila ka një funksion rregullator në virus, domethënë nuk krijon strukturën e saj, por vepron në patogjenezën e tij, domethënë në mënyrën në të cilën virusi shkakton sëmundje në organizmin pritës", thotë Ansa Serena Delbue, njëra prej studiueseve.

Studiuesit në laboratorin e virologjisë të Universitetit Shtetëror gjithashtu panë që proteina që ka pësuar mutacion është “e cunguar, domethënë ka 6 aminoacide më pak. Tashmë në virusin SARS është parë që ky element ndërvepronte me sistemin imunitar, por jo në prodhimin e antitrupave. Prandaj ka të ngjarë që e njëjta gjë do të ndodhë me Sars Cov 2, edhe pse ende nuk e dimë për mirë apo për keq”. Me fjalë të tjera, specifikon studiuesi, “ky mutacion ose mund të favorizojë përhapjen e virusit në organizmin pritës, ose në vend të kësaj, ta bëjë atë më pak të rrezikshëm. Kjo mbetet për t’u kuptuar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.