Pfizer: Vaksina jonë, efektive edhe ndaj variantit britanik dhe afrikanojugor të SARS-CoV-2

Postuar në 31 Janar, 2021 13:21

Kompania Pfizer njofton se “pas një studimi paraprak” vaksina e zhvilluar prej saj kundër CoVid-19 është efektive edhe ndaj mutacioneve të reja të virusit, si ai britanik dhe ai afrikanojugor. 

Teksa këto gjetje njoftojnë se nuk ka nevojë për një vaksinë të re për të adresuar shfaqjen e varianteve të reja, kompanitë janë të përgatitura të përgjigjen nëse një variant i SARS-CoV-2 shfaq të dhëna se i shpëton imunitetit të krijuar nga vaksinat

njofton kompania.

Lajmi në fjalë në pamje të parë shton sigurinë për shpërndarjen e vaksinës së zhvilluar deri më tani, ndërkohë që më herët u fol nga disa qendra se variant afrikanojugor nuk neutralizohet nga vaksina. Po kështu janë raportuar raste të infektimit edhe pas marrjes së një doze apo të dyja dozave, ndonëse deri më tani nuk është sqaruar nëse infektimi ka çuar në zhvillimin e sëmundjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.