"Shumë e rrezikshme që Byroja Kombëtare e Hetimit të varet nga qeveria"

Postuar në 22 Shkurt, 2016 18:07

Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, ka dhënë një intervistë për gazetën “Telegraf” ku komenton disa prej zhvillimeve aktuale të politikës. Meidani është shumë kritik për situatën në Partinë Socialiste, për shkeljet statutore që janë flagrante, për mungesën e demokracisë, etj.. Meidani ka dhënë edhe një mendim për reformën në Drejtësi dhe inkuadrimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme. “Mund të veçohen dy përafrime: 1) brenda kushtetutës aktuale dhe një ligji të veçantë, në të cilin e ashtuquajtura Byro Kombëtare e Hetimit do të ishte një strukturë me detyra të sanksionuar sipas atij ligji brenda prokurorisë, d.m.th. dhe në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm; sidoqoftë e gjitha kjo nuk do t’i përgjigjej “zhurmës” aktuale të brendshme apo të jashtme, ose ta justifikonte atë, brenda skemës së sotme kushtetuese të hetimit e penalizmit; 2) me rregullime kushtetuese për ndërtimin e një strukture të re, por, edhe në këtë rast, do të ishte tepër e rrezikshme që ajo të varej nga ekzekutivi. E thënë ndryshe, ajo, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, nuk duhej të shndërrohej në një armë në duart e qeverisë. Parë me këtë sy, ende mund të shtrohen disa pyetje kyçe: a kemi nevojë për një byro të tillë, a është analizuar në detaje kjo strukturë apo ajo ka qenë thjesht një propozim elektoral i pastudiuar si duhet?”, thotë Meidani. 

 

http://telegraf.al/politike/pas-kongresit-te-ps-te-majten-do-ta-ndjeke-f...

Comments

Submitted by Udhetari (not verified) on

Nuk i u ndane PS akoma, dhenduret me lidhje te klanit KAPO ?
Vetem per te mjele e per te zhvatur nga favoret e PS mbeti ky njeri. Ne momentin qe i u pushua nga puna, djali i tije, i kooruptuar dhe i pa afte, atehere filloi te lufoje e t'i kundervihet kryeministrit Rama.
Duke u nisur nga keto, c'do mendim dhe thenie e ketije njeriu, mos te merren ne konsiderate, mbasi jane thjeshte reagime inatcore subjektive te njeriut te dale nga qarkullimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.