Debati për kalanë e Lezhës ka nxitje fetare. Karaiskaj: Këta njerëz po ia kalojnë edhe komunizmit për egërsi

Postuar në 27 Shtator, 2015 09:56

Për debatin më të fundit lidhur me rivendosjen e pllakatës së Sulltan Sulejmanit, studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj ka një këndvështrim ndryshe. A thotë se kjo pllakë, është pjesë e monumentit dhe se do ishte mirë të mos ishte hequr nga aty. "Nuk është e vetmja kala me pllakë, ka pasur edhe në të tjera. Ka pasur në Kalanë e Kaninës, ku tregohej se ajo qe rindërtuar në shek.XVI. Nëse këto pllaka do ishin zhdukur ne nuk do e dinim se kur u rindërtuan. Studimi i kalasë pa to do ishte i vështirë", shprehet Karaiskaj në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
Studiuesi thotë se shkarravitja e pllakatës dhe reagimet kundër rivendsjes në kala vjen nga egërsia e njerëzve, të cilët sipas tij janë kategori të ndryshme, pseudonacionalistë, injorantë dhe nga të gjitha llojet.
"Sikur këta të kishin qenë në pushtet dikur, unë do të isha i pushkatuar. Po, sepse unë e kam shkruar që në komunizëm që Sulltan Sulejmani, e rindërtoi Kalanë e Lezhës. Faktikisht, këta po ia kalojnë edhe komunizmit në egërsi. Ne nuk kemi pasur shtet të pavarur, ne kemi qenë pjesë e perandorive. Që nga Perandoria Romake, ajo Bizantine dhe më pas ajo Osmane. Si t’ia bëjmë tani, ta rrafshojmë fare kalanë? Sepse të gjitha i kanë bërë pushtuesit" thekson Karaiskaj.
Studiuesi e quan një debat mee nxitje fetare.
"E gjithë kjo është një debat me nxitje fetare, se nga cili burim vjen e kush i organizon këta njerëz, s’e di. Aty, në mbishkrimin e Lezhës, përmenden Skurajt, çfarë të bëjmë me ta? Skurajt janë miq apo armiq, si tua lëmë atyre? Hajde ia heqim edhe Skënderbeut titullin, se ka titull bej? Si t’ia bëjmë? Kjo është një lloj injorance që nuk ka ekzistuar as në atë regjimin e tmerrshëm, që nuk ndodh në asnjë vend të botës"-deklaron studiuesi.
Sipas tij pllakata e vitit 1522-it, tregon vitin ku u rindërtua kalaja. “Sulltan Sulejmani, ka rikonstruktuar këtë kështjellë të bekuar, Zoti e përjetësoftë mbretërimin e tij dhe i dhëntë jetë të gjatë. Me ndihmën e (arkitektit) Dervish Muhamedi, i biri i Uzgur. Kryelarta kështjellë e fortë e Sulejmanit. Viti 928 (ose me kalendarin gregorian, viti 1522)”, përkthehet mbishkrimi në pllakën mermer. Kjo pllakë ka qenë aty ku është sot. Më vonë, siç duket, e kanë vjedhur, duke menduar se ka ndonjë vlerë. U gjet në kopshtin e njërit, qëndroi në muze, u rizbulua dhe u vu atje. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar"-përfundon Karaiskaj.

Comments

Submitted by Nikollë Loka (not verified) on

Ne Shqiperi gjithçka ndodh, gjithçka besohet dhe mosbesohet, pse te mos dyshosh te Karaiskaj?!

Kjo pllake eshte pjese e monumentit dhe do te ishte mire te mos ishte hequr aty,-thote Karaiskaj.

Kush eshte monumenti, riparimi turk, apo e gjithe kalaja! Ne qofte se eshte e gjithe kalaja, pjese e monumentit eshte gjithka eshte vendosur ne ngritjen e saj.
A nuk i duket paradoks Karaiskajt se ka pllake per vitin 1522 dhe nuk ka per me teper se njemije vjet para ketij viti? Ministrja Kumbaro, flet me gojen e Karaiskajt (dhe nuk kemi arsye te mos e besojme) se ajo pllake eshte vendosur ne vitin 1900), pra ne grahmat e fundit te pushtimit turk, dhe atehere i takon te kete qendruar disa vjet ne periudhen e viteve te para te shtetit shqiptar.

A nuk duket paradoks qe pllaka e riparimit vendoset ne vendin kryesor, ku zakonisht vendoseshin stemat e zoteruesve te keshtjelles, ose pllaka themeluese?
Çfare jane tjeter, veçse mungese argumenti shprehjet pa lidhje se "nuk eshte e vetmja kala qe ka patur pllake".

Ata qe reagojne sips Karaiskajt jane “pseudonacionaliste dhe injorante nga te gjitha llojet”, kush jane nacionalistet dhe te zgjuarit qe na ndriten vendin, se nuk i njohim?

Perveç injoranteve, shoqeria jone a ka dhe mercenare, domethene njerez qe perdoren.

Pse ben loje fjalesh Karaiskaj, (kjo tregon varferi argumenti), askush nuk po e mohon se kalaja eshte riparuar, se pushtuesve, o i nderuar Karaiskaj u duhen kalate ne vendet e pushtuara dhe nuk eshte e jashtezakonshme qe riparohen.

Karaiskaj na e ben dervishin Mehmet te birin e Uzgur, si Skuraj. Flet me competence si e ema e Zeqos, pa asnje prove. Po ku ka pas dervish shqiptar ne vitin 1522. A e di Karaiskaj se ne vitin 1522, treva e Lezhes nuk ka patur myslimane. A e di Karaiskaj se dervishet e ketyre viteve ishin me origjine perse? A e di se Uzgur ketu eshte emer (par emer turk) dhe jo mbiemër. Uzgur eshte nder emrat dhe mbiemrat me te perdorshem turk.

“T'ia heqim titullin Skenderbeut”-, thote zoteria, po kush ia kerkoi? Shih sa poshte e ul pazarin! Varferi argumentesh.

“Kjo injnorance nuk ndodh as ne rregjimin e tmerrshem, nuk ndodh ne asnje vend te botes”-therret I deshperuar. Injorance, pse? Se qytetaret flasin, kundershtojne, perpiqen qe te degjohen, por injorohen dhe veprojne si ne çdo shtet normal? Pse eshte injorance kundershtimi dhe nuk eshte mbivleresimi i nje mbishkrimi te pushtuesit, qe ai pushtues mund ta vinte ku te donte dhe kur te donte pa marr parasysh asnje ligj apo norme te trashegimise kulturore.

Ne s'kemi atdhe tjeter, Karaiskaj mund te kete. Ne s'kemi heronj te tjere, perveç atyre qe luftuan per ruajtjen e ketij identiteti çfare jemi. Ne gjate historise nuk kemi patur pushtues te tjere, perveç dhunuesve te popullit tone. Me Karaiskajn ndoshta nuk i kemi te perbashket heronjte dhe as pushtuesit. Po kjo nuk eshte problemi yne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.