Kalaja e Lezhes

Kalaja e Lezhës, Ministria: Do ta ndjekim çështjen deri në Kushtetuese. Subjekti privat nuk ka kontratë

Postuar në 24 Korrik, 2016 21:42

Ministria e Kulturës deklarohet e vendosur që të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për sa i përket çështjes së hapur me kalanë e Lezësh. Rruga që mbetet është vijimi i procesit gjyqësor, të cilin siç shprehet sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, do të ndiqet edhe në deri në Gjykatën Kushtetuese. “Ministria e Kulturës do të vazhdojë të ndjekë të gjitha hapat ligjore të parashikuara në lidhje me kundërshtimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit, duke iu drejtuar Gjykatës së Lartë e po të jetë e nevojshme edhe Gjykatës Kushtetuese apo dhe më larg.

Kumbaro: Projekti në Kalanë e Lezhës s’ka shans të realizohet

Postuar në 23 Korrik, 2016 14:33

"Sa për kalanë, ai projekt s’ka asnjë shans të realizohet, jo vetëm se këtë nuk do e lejojmë asnjëherë dhe ky është roli i Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe detyrë e Ministrisë së Kulturës, por edhe sepse udhëzimi i ri ka kërkesa të tilla që e bllokojnë një projekt të atillë”.

Kështu është shprehur dje Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në një prononcim për “GSH”, pasi ministria ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës, çka na kthen në vitin 2013, kur ajo u dha me qira për t’iu nënshtruar një projekti rijetëzues që parashikonte ndërhyrje në kala.

Kur shteti nxit përçarjen fetare: hiqet pllaka nga Kalaja e Lezhës. Kujtesë: Kisha e Dhërmiut u hodh në erë!!!

Postuar në 06 Tetor, 2015 20:59

“Tema” raporton (me burime) se pllakata në Kalanë e Lezhës që kujton Sulejmanin e Madhërishëm, si rindërtues të saj, është hequr. “Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar. Por burime nga Drejtoria e Kulturës në Lezhë, bëjnë me dije se mendohet se pas restaurimit, pllakata nuk do të rivendoset në kalanë e Lezhës.

Debati për kalanë e Lezhës ka nxitje fetare. Karaiskaj: Këta njerëz po ia kalojnë edhe komunizmit për egërsi

Postuar në 27 Shtator, 2015 09:56

Për debatin më të fundit lidhur me rivendosjen e pllakatës së Sulltan Sulejmanit, studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj ka një këndvështrim ndryshe. A thotë se kjo pllakë, është pjesë e monumentit dhe se do ishte mirë të mos ishte hequr nga aty. "Nuk është e vetmja kala me pllakë, ka pasur edhe në të tjera. Ka pasur në Kalanë e Kaninës, ku tregohej se ajo qe rindërtuar në shek.XVI. Nëse këto pllaka do ishin zhdukur ne nuk do e dinim se kur u rindërtuan. Studimi i kalasë pa to do ishte i vështirë", shprehet Karaiskaj në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Subscribe to RSS - Kalaja e Lezhes