Kur shteti nxit përçarjen fetare: hiqet pllaka nga Kalaja e Lezhës. Kujtesë: Kisha e Dhërmiut u hodh në erë!!!

Postuar në 06 Tetor, 2015 20:59

“Tema” raporton (me burime) se pllakata në Kalanë e Lezhës që kujton Sulejmanin e Madhërishëm, si rindërtues të saj, është hequr. “Pllakata është hequr me urdhër të Ministrisë së Kulturës me argumentin e restaurimit, pas dëmtimeve që iu bënë në sulmin e një ditë më parë nga persona të paidentifikuar. Por burime nga Drejtoria e Kulturës në Lezhë, bëjnë me dije se mendohet se pas restaurimit, pllakata nuk do të rivendoset në kalanë e Lezhës. Vendosja e saj solli reagime të shumta kundër, nga qytetarë dhe historianë, që e cilësuan një osmanizim të historisë shqiptare”, shkruan gazeta(http://www.gazetatema.net/web/2015/10/06/debatet-hiqet-pllaka-e-sulejman...). Padyshim nuk mund të themi se Ministria, apo ministrja, dëshmuan mentalitet turkoshak në këtë rast. Jo. Tjesht shteti u tërhoq. U zbyth nga dy vizatime, dy akte errësire, tri shkrime historianësh dhe me siguri nga gjalmi i kujtimeve të ndonjë Damiani. Ky është një vendim që mund të diskutohet, por ndoshta ministria ka menduar se kështu ul tensionet. Tensione që kanë një dorë, por edhe një frymëzim. Frymëzim i cili është qartësisht FETAR. Dhe aspak nacionalist. Vendimi vjen në vështrim si shumë i diskutueshëm, po të krahasohet me atë që është në gjendje të bëjë ky gjoja-shtet, si në rastin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Kur po natën, pabesisht dhe me bekimin e nxitjen e kryeministrit dhe ndonjë faktotumi që po vë urën e zjarrit, u hodh në erë një objekt kulti me jetë 23 vjeçare, e me histori shumë të vjetër. Si të shpjegohet ky standard në sjellje? Kjo ndjeshmëri e dyfishtë?

Comments

Submitted by Jona (not verified) on

Hmm, ky koment eshte shume I cale. Sikur edhe nxit percarjen fetare, edhe pse s'ka lidhje me te. Me duket dashakeqes si shkrim. Use e shoh thjesht te lidhur me nacionalizmin...ku Jane te dhenat? gazetari koti... Shqiptaret s'e kane care koken shume per fete.

Submitted by lom deliu (not verified) on

lexo te gjitha shkrimet qe u bene ne fb dhe nga emrat do shikosh qe qene te gjithe katolik dhe pyet ne lezhe per kete problem.
sigurisht qe perdorej dhe pseudoatdhetaria.....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.