Dhoma Britanike e Tregtisë: Fushata ndaj biznesit në shtator, pa vlerë. Duhen kushte të barabarta për të gjithë

Postuar në 03 Gusht, 2015 23:35

Për Dhomën Britanike e Tregtisë, aksioni ndaj informalitetit në biznes që pritet të fillojë qeveria pas pushimeve, është një gjest pa shumë vlerë. Siç raporton ABC News, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët prej kohësh kërkojnë të luftohet informaliteti, mendojnë se kjo nuk mund të realizohet me aksione. Për këtë arsye Dhoma Britanike mendon se qeveria është ende në kohë të rishikojë paketën fiskale. Kjo sepse të ardhurat e munguara në buxhet lidhen sa me performancën e administratës, edhe me faktorët që kanë dobësuar sipërmarrjet, si çmimet e ulëta të disa produkteve dhe kërkesa e kufizuar.
Ndaj përpara një aksioni të mundshëm, qeveria duhet të krijojë kushte të barabarta për biznesin. Në këtë mënyra, faturat nuk kanë pse mblidhen në vite, por paguhen në kohë. Dhe nëse duhet vërtetë fushatë, ajo nuk duhet të jetë selektive, por e ndershme dhe me të kritere të njëjta për të gjitha bizneset.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.