Mediat greke: Beleri, kandidat për eurodeputet

Postuar në 15 Prill, 2024 13:32

Fredi Beleri mund të jetë në listat e kandidatëve të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane. Mediat greke raportojnë se zyrtarizimi i kandidaturës së tij nga partia e kryeministrit grek, Mitsotakis, do të bëhet shumë shpejt.

Deri në mëngjesin e sotëm, 41 nga 42 pozicionet ishin plotësuar, ku e vetmja çështje pezull ishte ajo e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri. Pritet që zyrtarizimi i emrit të tij të bëhet pasdite”, thuhet në një shkrim të publikuar në “Kathimerini”.

Në fillim të marsit, Gjykata e Posaçme e vlerësoi të drejtë kërkesën e SPAK, duke e shpallur fajtor kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje.

Beleri u dënua me 2 vjet burg, ndërsa Pandeli Kokaveshi, bashkëpunëtori me të cilin ai u arrestua tre ditë para zgjedhjeve lokale majit 2023, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

 

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Edhe Pape ta kishin zgjedhur e kishein mbyllur me shpejt kete pune. Jo po e zgjedhim, jo po presim edhe pak, hajt se po e zgjedhim. Ne cfare vendi te botes eshte degjuar ndonjehere me pare qe nga koha Romes e ketej, qe po te zgjedhin nje hajdut, kur s'ka lene shkalle te gjyqesorit pa kaluar dhe te gjithe kane konfirmuar hajdutllekun, ne krye te vendit, ai duhet te dale nga burgu?
Kjo ka dy ane qe shikohen kollaj. Njera pale mund ti shikoje greket si njerez qe u eshte ngrene haku, si fatkeqe, qe meritojne me shume, po padrejtesia i ka sjelle ketu. Pala tjeter mund ti shikoje si njerez qe kerkojne drejtues dhe eurodeputet nga rradhet e te burgosurve, hajduteve, ekstremisteve te djathte e te dyshuar per vrasje te shkalles se pare, po rastesisht te pa denuar, qe rastesisht habiten kur ndonje bjondine e zgjedhur ka mbushur canten me monedha nga Katari

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.