Irani sulmon Izraelin me dronë

Postuar në 13 Prill, 2024 23:09

Ashtu siç pritej, Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit. Dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani, gjë që e detyroi Izraelin të mbyllë hapësirën ajrore gjatë orëve të natës.

Mediat izraelite flasin për 50-100 dronë të lëshuar nga Sulemania dhe Basra, të cilët pritet të mbërrijnë në destinacion rreth orës 6:30 të mëngjesit të së dielës.

Nisjen e sulmit e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë, në një njfotim të së cilës thuhet se është vënë në dijeni edhe presidenti Joe Biden.

Edhe vetë Irani mbylli hapësirën mbi Teheran, raporton televizioni Al-Qahira Al-Ikhbariya.

Avioni shtetëror izraelit “Sion's Wing” u ngrit nga baza ajrore Nevatim në jug të Izraelit. Lajmin e raporton Times of Israel, duke cituar faqet e internetit që gjurmojnë fluturimet. Avioni, i ndërtuar për kryeministrin Benjamin Netanyahu, nuk ishte përdorur kurrë më parë zyrtarisht.

Netanjahu tha se Izraeli do të kundërpërgjigjet. “Kam vendosur një parim të qartë: kushdo që na dëmton, ne do ta dëmtojmë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe këtë do ta bëjmë me qetësi dhe vendosmëri. Le të qëndrojmë të bashkuar dhe, me ndihmën e Zotit, së bashku do t'i mundim të gjithë armiqtë tanë".

Irani ishte zotuar se do të hakmerrej pas një sulmi në konsullatën e tij në Siri më 1 prill - për të cilin fajësoi Izraelin – ku u vranë disa komandantë iranianë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.