“Arti i marrëveshjes”, Trump i shpëton konfiskimit të aseteve

Postuar në 24 Mars, 2024 12:31

Donald Trump do të përfitojë rreth 3.5 miliardë dollarë, pas media e tij sociale, Truth Social, kaloi pengesën e fundit për t’u listuar në bursën e Wall Street.

Aksionerët e Digital World Acquisition Corp miratuan në fund të kësaj jave shkrirjen me Trump Media & Technology Group (TMTG), kompania që qëndron pas Truth Social, raporton Telegraph.

Kjo do të thotë që TMTG do të bashkohet në Nasdaq që në fillim të javës së ardhshme. Trump do të zotërojë shumicën e kompanisë së re me aksione me vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë.

Ish-presidenti duhet të paguajë brenda pak ditësh rreth 454 milionë dollarë për një rast mashtrimi civil në Nju-Jork, në të kundërt autoritetet mund t’i konfiskojnë asetet. Shuma në fjalë duhet paguar në pritje të apelimit të tij ndaj një vendimi sipas të cilit ai ka fryrë në mënyrë fiktive vlerën e aseteve të tij.

Duke qenë se Trump nuk mund t’i shesë aksionet e tij për gjashtë muaj, bashkimi i TMTG dhe Digital World e nxjerr nga situata.

Aksionet e Digital World janë rritur me 145 për qind këtë vit, një rritje që shpjegohet me blerjen e tyre nga mbështetës të Trup, të cilët në këtë mënyrë duan të provojnë se e mbështesin.

Truth Social, platforma e lançuar nga Trump në 2021 pasi u largua nga detyra, është i ngjashëm me Twitter, rrjeti social që i pezualloi akesin ish-presidentit pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill.

Truth Social u jep mundësinë përdoruesve të dërgojnë mesazhe të shkurtra, të përgjigjen dhe të shpërndajnë postimet e të tjerëve. Trump zakonisht poston disa herë në ditë në këtë rrjet, pavarësisht se aksesi në Twitter (tashmë X) i është rikthyer.

TMTG humbi 49 milion dollarë në nëntë muajt e parë të 2023, ndërsa të ardhurat u rritën nga 237 000 dollarë në nëntë muajt e parë të 2022 në 3.4 milion dollarë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.