Noterët me sistem paralel shërbimi ndaj e-albanias

Postuar në 26 Shkurt, 2024 14:37

Për shkak të sulmeve dhe problematikave të shpeshta me të cilat është përballur platforma e-Albania, noterët kanë kanë gjetur një zgjidhje të brendshme për t’ju ardhur qytetarëve në ndihmë, duke krijuar një arkivë dokumentare të jashtme.

Noteri Ardian Stamo pohon se shpesh qytetarët i drejtohen zyrave noteriale edhe për dokumente fare të thjeshta, pasi hasin probleme me përdorimin e e-Albania.

Sot marrja e dokumenteve fizike është e pamundur në zyrat e gjendjes civile. Në pjesën më të madhe, qytetarët, për shkak të kohës dhe padijenia për të përdorur teknologjinë dhe instrumentat për të aksesuar sistemet, e bëjnë që vijën te zyra e noterit. Kjo jo vetëm që të jenë më të lehtë, por edhe për ta marrë dokumentin më të sigurt.

Edhe për ekspertin e teknologjisë, Erion Demiri, portali ka një shkallë vështirësie në përdorim, sidomos për moshat e mëdha, por ngërçi më i madh, lidhet me problematikat në funksionim.

Problematikat janë. Pretendohet që të tilla shkëputje duhet të jenë sa më të ulëta. Ka pasur goxha mangësi kohët e fundit, ndoshta edhe për shkak të sulmeve të tjera nga jashtë. Çdo lloj ndërprerjeje e shërbimit përkthehet në probleme për përdoruesit.

Në statistikat për muajin janar, rezulton se janë shkarkuar mbi 863 mijë dokumente me vulë elektronike të gjeneruara nga platforma e-Albania, ndërsa aplikimet për shërbimet elektronike, e kanë kaluar shifrën e 1 milionë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.