400 milionë euro për BigTech europiane

Postuar në 25 Janar, 2024 18:50

Rreth 400 milionë euro do të investohen në Europë në start-up teknologjike. Fondi është siguruar nga themeluesit e Wise, Skype dhe Songkick.

Bashkëthemeluesit e këtij fondi janë Taavet Hinrikus, bashkëpronar i firmës fintech Wise, Ian Hogarth nga Songkick, Sten Tamkivi nga Skype dhe Khaled Helioui, ish-CEO i Bigpoint Games.

Ata besojnë se fondi i emërtuar Plural mund të shërbejë si partner më i mirë për startup-et në Evropë sesa shumica e fondeve të kapitalit sipërmarrës, duke pasur parasysh se ai u ngrit nga njerëz me përvojë në këtë fushë.

Fondet u mblodhën nga disa partnerë, mes të cilëve edhe fonde universitare britanike dhe amerikane, fondacione dhe sigurues të SHBA-së, zyra strategjike familjare në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Synimi është që me fondin Plural të ndërtohen gjigantë të teknologjisë në Evropë, duke identifikuar fituesit në kategoritë në zhvillim që fondet e tjera mund të priren t'i injorojnë.

Carina Namih, një sipërmarrëse e bioteknologjisë e kthyer në partnere në Plural, tha se nuk do të befasohej të shihte emra të mëdhenj të teknologjisë në të njëjtin nivel me gjigantët amerikanë dhe kinezë të fillojnë të shfaqen në Evropë në një të ardhme jo shumë të largët.

"Shikoni sa shpejt OpenAI hyri në skenë me ChatGPT. Është e qartë se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë shumë përparësi dhe janë të rrënjosura në shumë mënyra. Por unë mendoj se tani është koha më shumë se kurrë, ku lojtarët e rinj dhe lojtarët në zhvillim mund të hyjnë dhe të dominojnë hapësira krejtësisht të reja që nuk ekzistonin një vit më parë.”

Namih më parë ka punuar në aplikimin e AI në mjekësinë e bazuar në mRNA në ish-startupin e saj HelixNano. Lançimi i fondit Plural shton valën e aktivitetit të start-upeve që ka ndodhur në Evropë në dekadën e fundit apo më shumë.

Një raport nga Accel në fund të vitit të kaluar tregoi se firmat me vlerë 1 miliardë dollarë shpesh shërbejnë si katalizatorë për krijimin e startup-eve, me 1 451 startup-e të reja të themeluara nga ish-punonjës të kompanive të mëdha të teknologjisë evropianë dhe izraelitë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.