Anglishtfolësit më të mirë në Europë

Postuar në 04 Dhjetor, 2023 22:32

Holanda renditet e para në Europë për nivelin e anglishtes së folur. Education First në Indeksin e Aftësive në Anglisht (EPI) pas testeve te kryera me 2.2 milionë të rritur nxjerr të parët holandezët me 647 pikë nga 800, si folësit më të mirë të një gjuhe të dytë si në Evropë ashtu edhe në 113 vende në mbarë botën.

Ndër vendet me anglishten më të mirë është Austria, e cila u rendit në vendin e 3-të globalisht me 616 pikë. Vendet nordike Danimarka, Norvegjia dhe Suedia renditen pas saj, të ndjekura nga Belgjika, Portugalia, Gjermania, Kroacia dhe Greqia.

Vendet evropiane me aftësi të mira në anglisht përfshijnë edhe Poloninë (e 13-ta globalisht), Finlandën, Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Sllovakinë, Lituaninë, Luksemburgun, Estoninë, Serbinë, Republikën Çeke dhe Zvicrën (vendi i 30-të).

Disa nga destinacionet turistike më të njohura të Evropës, megjithatë, kanë vetëm 'aftësi të moderuar' në anglisht.

Franca, Italia dhe Spanja hyjnë te vendet me aftësi të moderuar në anglisht, përkatësisht në vendin e 34-t, të 32-të dhe të 33-të në Evropë.

Edhe Shqipëria hyn në kategorinë e vendeve me anglishte në nivel të moderuar. Ajo renditet në vendin e 35-të së bashku me Rusinë, Ukrainën dhe Armeninë.

Ndër anglishtfolësit më të dobët janë turqit (në vend të 66-të) dhe azerët (në të 83-tin).

Pavarësisht se Spanja, Italia dhe Franca renditen më poshtë se shumë vende evropiane, në kryeqytet e tyre flitet mirë anglisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.