Dronë mbi Kiev, Rusia kryen sulmin më të madh që nga nisja e luftës

Postuar në 25 Nëntor, 2023 10:42

Ushtria ruse ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj kryeqytetit ukrainas dhe periferisë së tij gjatë natës. Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Mykhailo Shamanov, tha se ky është sulmi më i madh që nga fillimi i luftës.

"Ky është sulmi i katërt me dron Shahed në Kiev në një muaj. Sulmi i mbrëmshëm është më i madhi që nga fillimi i pushtimit rus," tha Shamanov.

Kryebashkiaku Vitaliy Klitschko shkroi në Telegram se në lagjen Dniprovskyi, mbeturinat e një droni ranë mbi një kompleks apartamentesh, ndërsa në Solomianskyi për të njëjtën arsye, po punohet për nxjerrjen e dy grave nga nën rrënoja.

Dhjetra ndërtesa banimi dhe më shumë se 100 struktura mbetën pa energji elektrike në Kiev pas sulmit me dronë. “Në mëngjesin e 25 nëntorit, një sulm me dron në shkallë të gjerë në kryeqytet e ndërpreu energjinë elektrike në një linjë ajrore”, tha Ministria e Energjisë në një deklaratë. “Për pasojë, 77 ndërtesa banimi dhe 120 objekte në pjesën qendrore të qytetit humbën energjinë elektrike”, shtoi ai, duke nënvizuar se “po punohet për restaurimin” e shërbimit.

Presidenti Zelensky njoftoi në Telegram se mbrojtja ajrore e qytetit shmangu një masakër.

"Më shumë se 70 dronë Shaheds u lëshuan kundër Ukrainës në natën e gjenocidit në Holodomor. Terror i ndërgjegjshëm. Në këtë moment të veçantë. Udhëheqja ruse është krenare që mund të vrasë", shkroi Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit. "Ushtarët tanë rrëzuan shumicën e dronëve. Fatkeqësisht jo të gjithë." Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë të ditur se gjatë natës ushtria e Kremlinit ka lëshuar 75 dronë mbi Ukrainë, forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 71 prej tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.