Irani: Mund të hapen fronte të tjera lufte

Postuar në 13 Tetor, 2023 15:40

Kreu i diplomacisë iraniane, Hossein Amir-Abdollahian, i druhet kthimit të konfliktit Hamas Izrael në një luftë rajonale.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA, Amir-Abdollahian ka vizituar Bejrutin, në Liban, për t’u takuar me liderë të grupit militant, Hezbollah.

Me agresionin që vijon, krimet e luftës dhe rrethimin e Gazës, hapja e fronteve të reja është një mundësi reale”, citohet ai.

Do ta diskutoj situatën e Gazës me autoritetet libaneze. Irani vijon të mbështesë fort politikisht dhe mediatikisht rezistencën palestineze”, është shprehur ai.

Edhe  pse një mbështetës i hershëm i Hamasit dhe Hezbollahut, Irani ka mohuar përfshirjen në sulmin e befasishëm që Hamasi nisi ndaj Izraelit më 7 tetor.

Deklarata e ministrit iranian vjen në të njëjtën ditë me urdhrin e ushtrisë izraelite për zbrazjen e Gazës veriore nga civilët dhe vendosjen e tyre në jug të enklavës palestineze. Gjasat janë që Izraeli të nisë një sulm tokësor në rripin e Gazës, në përgjigje të sulmit të Hamasit.

Më shumë se 1300 izraelitë janë vrarë gjatë 6 ditëve të para të luftës, ndërsa në Gaza janë mbi 1500 palestinezë të vdekur. Rrethimi i Gazës, një vendim ky i qeverisë së Izraelit, ka lënë pa energji elektrike, ujë, gaz dhe ushqime mbi 2 milionë banorët e saj, të cilët janë nën “shiun” e raketave izraelite.

OKB i ka kërkuar Izraelit të përmbahet, duke theksuar se një evakuim masiv “mund ta shndërrojë atë që tani është tragjedi, në një situatë katastrofike”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.