Hamasi

Si ia doli Hamasi të kapte në befasi Izraelin

Postuar në 10 Janar, 2024 22:50

E shtuna e 13 janarit do të shënojë 100 ditë lufte në Gaza, kohë gjatë së cilës vdiqën rreth 1300 izraelitë - viktimat e 7 tetorit dhe 187 ushtarë gjatë pushtimit - dhe mbi 23 mijë palestinezë, nga të cilët të paktën 15 mijë civilë, 70 për qind gra dhe fëmijë.

Në përqindje, numri i banorëve të vrarë në Gaza  përbën 1% të popullatës.

Që nga nisja e luftës, pyetja që është bërë më shpesh është se si arriti Hamasi të hartonte dhe të zbatonte një plan sulmi pa u zbuluar nga inteligjenca izraelite.

Të dhënat që Izraeli i injoroi: Hamasi planifikoi sulm gjatë Pashkës

Postuar në 27 Nëntor, 2023 12:21

Plani i Hamasin për sulmin ndaj Izraelit është shumë më i hershëm se data kur ai nisi. Grupi plaestinez me bazë në Gaza e kishte planifikuar sulmin gjatë festës hebraike të Pashkës, e cila ra më 5 prill të këtij viti, njoftoi të shtunën kanali 12 TV i Izraelit, thonë  burime të inteligjencës ushtarake.

Tre dështimet e Izraelit

Postuar në 15 Nëntor, 2023 16:03

Ish-kreu i Inteligjencës së Mbrojtjes së Izraelit (AMAN), gjeneral major Amos Yadlin, thotë se pas 7 tetorit, objektivi i Izraelit është të shkatërrojë Hamastanin, një neologjizëm ky që po përdoret në vendin e tij për sundimin e Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi planifikoi të arrinte deri në Cisjordani

Postuar në 13 Nëntor, 2023 21:57

Shtatë tetori ka qenë vetëm hapi i parë i planit të Hamasit ndaj Izraelit. Ky i fundit kishte parashikuar parashikoi një fazë të dytë me bastisje të mëtejshme në qytete të tjera më të mëdha izraelite, deri në Bregun Perëndimor.

Qëllimi përfundimtar ishte të provokonte një reagim të dhunshëm nga Izraeli dhe të shkaktonte një luftë rajonale, duke marrë parasysh humbjet e mëdha edhe midis civilëve në Gaza.

Irani: Mund të hapen fronte të tjera lufte

Postuar në 13 Tetor, 2023 15:40

Kreu i diplomacisë iraniane, Hossein Amir-Abdollahian, i druhet kthimit të konfliktit Hamas Izrael në një luftë rajonale.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA, Amir-Abdollahian ka vizituar Bejrutin, në Liban, për t’u takuar me liderë të grupit militant, Hezbollah.

Me agresionin që vijon, krimet e luftës dhe rrethimin e Gazës, hapja e fronteve të reja është një mundësi reale”, citohet ai.

Logjika e tribusë

Postuar në 10 Tetor, 2023 18:45

 

George Orwell, gjatë luftës spanjolle, nuk ia doli si ushtar. Nuk arriti të vriste “armikun” që ikte para tij pa pasur kohë të vishej.

Isha aty për të vrarë një fashist, por një burrë që mban pantallonat se mos i bien nuk është fashist, ai me sa duket është një nga shokët tanë dhe ky mendim më hoqi çdo dëshirë për ta qëlluar”.

Hamas demonstron forcën në Gaza dhe shpall fitoren me Izraelin

Postuar në 23 Maj, 2021 13:14

Lëvizja palestineze Hamas ka celebruar atë që e quan fitore mbi Izraelin duke nxjerrë në rrugët e Gazës me qindra militantë. Në këtë shfaqje propagandistike ka dalë edhe lideri i lëvizjes, Yahya Sinwar që nuk ka mbajtur asnjë fjalim, por vetëm është përshëndetur me njerëzit e pranishëm.

Konflikti zgjati 11 ditë dhe ai përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe SHBA.

Konflikti Izrael-Gaza, një kronologji e luftës së fshehtë dhe të pamëshirshme midis Hamasit dhe Mosadit

Postuar në 16 Maj, 2021 14:30

 

Është 16 shkurt i vitit 2003. Nidal Farahat po punon në një ofiçinë në Gaza për një model droni të blerë në tregun civil. Me të janë disa militantë të Hamasit, të gjithë anëtarë të seksionit të zhvillimit të armëve. Pak minuta më pas, ata hidhen në erë nga një bombë e vendosur në një mjet të vogël fluturimi, një kurth ky i ngritur nga Mossad-i.

Përpjekje të vazhdueshme

Subscribe to RSS - Hamasi