Europa bëhet energjetikisht e vetëmjaftueshme brenda 1 dekade

Postuar në 05 Tetor, 2023 16:36

Sipas një studimi të ri, Evropa mund të heqë dorë nga karburantet fosile dhe të krijojë një sektor energjie të vetëqëndrueshëm duke shpenzuar rreth 2 trilionë euro (2.1 trilion dollarë) në diell, erë dhe burime të tjera rigjeneruese deri në vitin 2040.

Raporti, i udhëhequr nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik, tha se Europës i duhen investime vjetore prej 140 miliardë eurosh deri në vitin 2030 dhe 100 miliardë në vit në dekadën pasuese.

Pjesa më e madhe e shumës do të shkojë për prodhimin e energjisë nga era, burimet diellore, hidrogjeni dhe ajo gjeotermale. Të marra së bashku, ato janë shtylla shtesë e një strategjie që do të bëjë të mundur që nevojat e Evropës për energji elektrike të plotësohen nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

Duke përfshirë edhe ngrohjen me gaz dhe me naftë, sipas përllogaritjeve të mësipërme, do të duhej edhe një dekadë për të konvertuar të gjithë sistemin energjetik.

Këto shifra janë të konsiderueshme, por është e rëndësishme të kujtojmë se vendet evropiane vlerësohen të kenë shpenzuar 792 miliardë euro shtesë në vitin e kaluar vetëm për sistemin e status quo-së për të mbrojtur konsumatorët nga efektet e krizës energjetike që lidhet me pushtimi rus në Ukrainë”, thuhet në studim.

Muajin e kaluar, ligjvënësit evropianë dhanë miratimin përfundimtar për objektivat ligjërisht të detyrueshëm për të rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme, një pjesë qendrore e planeve të Evropës për të frenuar ndryshimet klimatike dhe për t'u larguar nga karburantet fosile.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.