Soros iku. Kush vjen tani?

Postuar në 24 Gusht, 2023 13:33

Alberto Alemanno, një profesor në Shkollën e Lartë të Studimeve Tregtare në Paris, shkruan në “Politico” një opinion mbi atë që e quan: Europa e post-Sorosit. Çështja lidhet sa me vendimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur për të mbyllur një pjesë të madhe të operacioneve të veta në kontinent, aq edhe me moshën e financierit George Soros, njeriu që qëndron pas rrjetit më të madh të financimit të enteve të shoqërisë civile. Llogaritet se çdo vit fondacioni akordon 1.5 miliardë euro dhe largimi i tij kërcënon mbijetesën e shumë organizatave.

Sipas autorit në fjalë, boshllëku pritet të mbushet nga njësi të krahut të djathtë dhe konservatorë që kanë dalë qysh tani me axhenda kundër LGBTQ+ dhe kundër abortit, dy tema që kanë ndarë një pjesë të madhe të opinionit në Europë dhe Perëndim. Çështja ka interes sepse si të thuash ndikon të ardhmen deri diku.

Për qindra organizat dhe individë të angazhuar për ndryshime sociale kjo është shumë destabilizuese. Dhe çfarë është më keq, kjo sjellje dëmton reputacionin e filantropisë në një kohë kur kontributi i saj duhet më shumë

shkruan Alemanno.

Që pyet se kush do të zëvendësojë Sorosin në këtë fushë me rëndësi kritike. Opinionit megjithatë i mungon një bilanc i këtyre 30 viteve për të kuptuar nëse axendat e sponsorizuara lidhen me bindje ideologjike, apo politike që në vend të ndryshimit social, lidhen me imponimin e interesit të pakicave rishtare dhe që kanë vënë në pikëpyetje hierarkitë bazë në shoqëri. Në çdo rast, përtej kontributit të pamohueshëm, largimi i Soros duhet të hapë diskutimin se çfarë u bë dhe si duhet vepruar edhe në një vend si Shqipëria, ku veprojnë edhe sponsorizues me axhenda të paqarta që prekin edhe stabilitetin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.