Dështon misioni rus në Hënë

Postuar në 20 Gusht, 2023 14:32

Sonda ruse Luna-25 nuk ia ka dalë të zbresë me sukses në Hënë. Luna është e para sondë që Rusia nis drejt satelitit të Tokës që prej vitit 1976, pati një incident gjatë një manovre për t’u ulur.

"Rreth orës 14:57 të datës 19 gusht, komunikimet me sondën Luna u ndërprenë”, njoftoi Roscosmos në kanalin e tij në Telegram. Sipas rezultateve të analizës paraprake, “për shkak të devijimit të parametrave të impulsit, të cilat ndryshonin nga ato të llogaritura, sonda u zhvendos në një orbitë të paparashikuar dhe pushoi së ekzistuari si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës".

Sonda “Luna” u lëshua nga kozmodromi Vostochny, pothuajse në kufirin me Kinën, më 11 gusht, me atë të një transportuesi Soyuz-2.1b.

Luna-25 duhej të përfaqësonte hapin e parë në zhvillimin e teknologjive që synojnë të bëhen alternativë ndaj programit ndërkombëtar Artemis të udhëhequr nga SHBA (i cili nga ana tjetër vuan nga vonesa të mëdha dhe kosto në rritje). Programi i misionit Luna-25 ka filluar në vitin 1990, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik, për shkak të problemeve me të cilat është përballur Agjencia Ruse e Hapësirës në dekadat e fundit, e ka shtyrë gradualisht projektin, vit pas viti, deri në vitin 2023.

Fillimisht, Roscosmos pati nisur bashkëpunimin me Japoninë dhe më pas me Indinë. Por të dyja këto dështuan. Ndërkohë, një sondë indiane është planifikuar të ulet në Hënë, nëse gjithçka shkon sipas planit, më 23 gusht me misionin Chandrayaan-3, i cili u nis më 14 korrik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.