Droga, një treg që vetëm rritet

Postuar në 26 Qershor, 2023 14:36

Krahas kokainës, një treg i lulëzuar në mbarë botën, edhe metamfetamina po zgjeron hartën e përdoruesve. Krahas tregjeve të konsoliduara, për metamfetaminën po krijohen zona të reja interesi, ndërsa Afganistani është shtuar në listën e vendeve prodhuese.

Sipas raportit të fundit të OKB-së, numri i njerëzve që marrin drogë është rritur me 23% gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2021, viti i fundit për të cilin ka të dhëna, rezultonin përdorues të drogës plot 296 milionë njerëz, ndërsa në vitin 2011 ishin 240 milionë përdorues.

Raporti Botëror i Drogës për 2023, i publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC), e shpjegon këtë rritje pjesërisht me rritjen e popullsisë së botës gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, numri i personave që vuajnë nga çrregullimet e përdorimit të drogës është rritur në 39.5 milionë, një rritje prej 45 për qind në 10 vjet.

Bota aktualisht po përjeton një rritje të zgjatur të ofertës dhe kërkesës për kokainë, e cila tani po ndihet në të gjithë globin dhe ka të ngjarë të nxisë zhvillimin e tregjeve të reja përtej kufijve tradicionalë”, thuhet në raportin e OKB-së.

Mes tregjeve me rritje të shpejtë renditet edhe Europa Juglindore.

Megjithëse tregu global i kokainës vazhdon të jetë i përqendruar në Amerikë dhe në Evropën Perëndimore dhe Qendrore [me prevalencë shumë të lartë edhe në Australi], në terma relativë duket se rritja më e shpejtë, megjithëse e ndërtuar në nivele fillestare shumë të ulëta, po ndodh në tregjet në zhvillim të gjetura në Afrikë, Azi dhe Evropën Juglindore”, thuhet në raport.

Ndërsa pothuajse 90 për qind e metamfetaminës së sekuestruar në mbarë botën rezulton në dy rajone: Azinë Lindore dhe Juglindore dhe Amerikën e Veriut. Të dyja këto shihen si tregje të konsoliduara, ndërsa trafikimi është rritur në vende si Lindja e Mesme dhe Afrika Perëndimore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.