Serbët pranojnë dhunën ndaj KFOR-it. Kërkojnë ndjesë ndaj italianëve përmes Manastirit të Deçanit

Postuar në 31 Maj, 2023 01:56

Aleksander Vuçiç duket se ka gjetur një mënyrë për të amortizuar me diplomaci të deleguar gabimin e bërë në Veri të Kosovës. Duke qenë se nuk mund të dënojë dhunën e njerëzve të vet, duke qenë se KFOR u sulmua në mënyrë të paprovokuar, pala serbe ka vënë në lëvizje Kishën. 

Përmes një deklarate, Vëllazëria e Manastirit të Deçanit, përcjell mesazhe për shtetin italian dhe misionin paqeruajtës të KFOR, seksionin italian të tij, nisur nga fakti se një pjesë e madhe e ushtarëve të lënduar ishin italianë. Teksti është interesant për të kuptuar se urrejtja serbe ndaj shqiparëve është diçka që nuk kurohet. Pasi vë në dukje se “në 24 vjetët e fundit Manastiri i Deçanit ka qenë nën mbrojtjen e KFOR, garantuar kryesisht nga ushtarë italianë”, Vëllazëria shpreh mirënnohjen dhe vë në dukje se: 

incidentet absurde të shprthyera në protestat e fundit në Veriun e Kosovës, nuk duhet të prekin relacionet historike solide mes popullit serb dhe atij italian

Më tej, Vëllazëria priftërore bën interpretimin e protestës së fundit që sipas saj

është themelore të kuptohet se ato protesta nuk drejtoheshin kundër KFOR, por kundër pushtimin të dhunshëm të bashkive serbe të Veriut nga ana e policisë kosovare të armatosur rëndë. Ushtria italiane ka dhënë kontribute të dallueshme në përpjekjet për ruajtjen e paqes në Kosovë 

Deklarata kështu kontraston qëndrimin zyrtar të KFOR-it që u vu përballë sulmeve masive dhe të paprovokuar duke tentuar të zhbëjë me fjalë diçka që ndodhi me vepra. Është e vështirë të mos kuptosh se pse helmi është kaq i madh kur sheh sesi një komunitet fetar flet në mënyrë kaq të njëanshme dhe përdor terma që nuk i takojnë një zotimi sublim si dorëzimi te Zoti. Është po ashtu e pacipë, e pafytyrë gati kjo lloj diplomacie nën rraso fetare, kjo lëpirje pas një gabimi të rëndë të serbëve në Veri, duke marrë një përgjegjësi që në fakt kërkohet në Beograd e jo në Deçan, ku sundon besa e Zotit. Po mesa duket Zoti ka ikur nga Deçani pasi aty flasin me të njëjtën gjuhë që flitet në Tiranë. Dhe ne e dimë shumë mirë se Zoti në Shqipëri nuk kaloi ndonjëherë. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.