Franca kufizon me ligj “biznesin” e influencerave

Postuar në 28 Maj, 2023 18:01

Përfaqësuesit e të dhomave të Parlamentit francez ranë dakord më në fund për projekt-ligjin që synon rregullimin e ndikimit tregtar dhe luftimin e abuzimeve në mediat sociale. Drafti përfundimtar shkon për votim javën e ardhshme. Nëse merr miratimin e shumicës, ai do t’i shërbejë rregullimit të asaj që është etiketuar si "xhungla e ndikimit".

Palët ranë dakord ta quajnë aktivitet me ndikim tregtar përdorimin e famës nga çdo individ me influencë në mediat sociale, në këmbim të shpërblimit nga një palë e tretë, qoftë në para ose në mënyra të tjera. Për ta bërë më të qartë, ligjvënësit kanë përcaktuar një prag nga i cili nis aktiviteti i ndikimit. Pas qëndrimit të Senatit, i cili theksoi nevojën për transparencë, është rënë dakord që të gjitha videot reklamuese ose të sponsorizuara të kenë të shënuar diku fjalën “reklamë” ose "bashkëpunim komercial", pavarësisht nga kohëzgjatja e videos.

Një pikë tjetër për diskutim ishte se si të luftohet mashtrimi dhe të mbrohen përdoruesit nga mashtrimet. Mbrojtjen e konsumatorit, ligji i ri synon ta bëjë përmes regjistrimit të çdo influenceri brenda BE-së në një sistem të përgjegjësisë civile. Në rast mashtrimi, ky fond do të shërbejë për të dëmshpërblyer viktimat. Ndërsa lidhur me produktet farmaceutike ose parafarmaceutike është lënë në fuqi kufizimi që përcaktojnë ligjet ekzistuese franceze. Përjashtimi i vetëm ka të bëjë me fushatën e qeverisë, për shembull, promovimin e fushatave të vazhdueshme parandaluese kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme ose promovimin e fushatave të vaksinimit.

Po ashtu, i ndaluar mbetet promovimi i lojërave të fatit, ndërsa promovimi i kripto-aseteve (produkteve financiare dhe kriptomonedhave) është lënë në diskrecionin e autoritetit francez të tregut financiar, i cili rregullon në mënyrë rigoroze statusin e ofruesve të shërbimeve të aseteve dixhitale. Në rast të shkeljes, ligji parashikon sanksione që shkojnë paralel me ato për "praktikat tregtare mashtruese nga mosveprim" siç përcaktohet në Kodin Francez të Konsumatorit: gjobë deri në 300 000 € ose dy vjet burgim.

Euractive

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si fantomasi qe pjesen e trete te emisionit ka nje material shume interesat, por qe se thote asnjehere qe eshte reklame e paguar. Dhe askush s'flet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.