Greqia kundërshton në OKB pretendimin libian për kufirin detar

Postuar në 04 Maj, 2023 14:27

Problemi i delimititimit të ujërvae territoriale në Mesdheun Lindor ka ridalë sërish në sipërfaqe si problem ndërkombëtar, teksa Athina zyrtare është ankuar zyrtarisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmes përfaqësuesit të Përhershëm të saj Evangelos Sekeris, Greqia ka përcjellë “kundërshtimin e plotë” ndaj pretendimeve të Libisë për kufijtë e zonave deyare. Sipas Sekeris kufiri lindor detar i pretenduar nga Tripoli shkel Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë, delimituar në përputhje me ligjin ndërkombëtar përmes marrëveshjes për këtë çështje me Egjiptin më 6 gusht 2020.

Në skenë del sërish memorandum turko-libian i vitit 2019, të cilin Greqia e cilëson si të paligjshëm dhe të pavlefshëm në terma juridikë të ligjit ndërkombëtar. 

Ndërsa rezervon të gjitha të drejtat nën ligjin ndërkombëtar, Greqia mbetet angazhuar vendosmërisht në zgjidhjen e çdo çështjeje delimitimi me vendet fqinj në Mesdheun Lindor përmes mjeteve paqësore, në mirëbesim dhe në përputhje me ligjin e detit, siç ka bërë me Italinë dhe Egjiptin

citohet letra e Sekeris.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.