“Elitat amerikane po planifikojnë ndarjen e Rusisë”

Postuar në 03 Maj, 2023 13:47

SHBA dhe aleatët e saj po kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre duke shpërbërë Rusinë. Sekretari i Këshillit të Sigurimit në Moskë, Nikolay Patrushev, akuzon institucionet perëndimore se po hartojnë plane për këtë qëllim. Në një intervistë të botuar nga gazeta "Izvestia", të cilës i referohet RT, Nikolay Patrushev tha se Perëndimi po përpiqet të ndikojë në rendin global përmes "shkatërrimit të Rusisë ose dobësimit të saj në nivelin e një vendi të dorës së tretë nën menaxhimin e huaj".

Ai citoi një libër të botuar vitin e kaluar dhe të titulluar "Shteti i dështuar: Një udhëzues për prishjen e Rusisë" si një shembull të punës akademike që sugjeron mënyra për ta arritur këtë qëllim për elitat në Uashington.

Plani i supozuar është të "mbështesë paqëndrueshmërinë në vendet fqinje me Rusinë" dhe të zhvillojë një luftë informacioni për "të nxitur separatizmin e brendshëm", shtoi Patrushev.

Libri që citon Patrushev mban autorësinë e Janusz Bugajskit, bashkëpunëtor i lartë në institutin konservator me bazë në Uashington, "The Jamestown Foundation". Në libër, Bugajski ngre çështjen e shpërbërjes së Rusisë, duke pretenduar se ajo ka dështuar të bëhet shtet-komb. Patrushev pretendon se Perëndimi po përpiqet të dobësojë sovranitetin rus për të fituar akses në burimet e tij natyrore dhe për t'i shfrytëzuar ato. Megjithatë, kundërshtarët e Moskës nënvlerësojnë "forcën e kombit tonë dhe vullnetin e popullit rus për të qenë i pavarur", shprehet ai në intervistë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.