patrushev

Patrushev: Kievi ra dakord për marrëveshjen, por u pengua nga SHBA

Postuar në 08 Qershor, 2023 15:26

Sekretari i Këshillit rust ë Sigurisë, Nikolay Patrushev, ka deklaruar se Ukraina ishte gati të firmoste marrëveshje paqeje me Rusinë në mars të vitit 2023 në Turqi por u ndalua nga SHBA.

Në mëngjes anëtarët e delegacionit ukrainas na dhanë propozimet e tyre gjatë negociatave dhe në mbrëmje thanë: jo, ne tërhiqemi.

Kjo ndodhi për shkak se SHBA kishte bërë presion mbi ta dhe u kishte thënë që nuk duhet vazhduar dhe mbajtur asnjë lloj negociate. Ka palë të interesuara në këtë konflikt, veçanërisht SHBA dhe Britania e Madhe

“Elitat amerikane po planifikojnë ndarjen e Rusisë”

Postuar në 03 Maj, 2023 13:47

SHBA dhe aleatët e saj po kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre duke shpërbërë Rusinë. Sekretari i Këshillit të Sigurimit në Moskë, Nikolay Patrushev, akuzon institucionet perëndimore se po hartojnë plane për këtë qëllim. Në një intervistë të botuar nga gazeta "Izvestia", të cilës i referohet RT, Nikolay Patrushev tha se Perëndimi po përpiqet të ndikojë në rendin global përmes "shkatërrimit të Rusisë ose dobësimit të saj në nivelin e një vendi të dorës së tretë nën menaxhimin e huaj".

Ngjarjet në Malin e Zi, hije skandali në raportet serbo-ruse

Postuar në 29 Tetor, 2016 19:15

Disa media ruse dhe serbe po shkruajnë këto ditë për atë që agjencia “B92” e quan si skandalin më të madh në raportet mes Moskës dhe Beogradit që pas Luftës së Ftohtë. Skandali merr shkas nga një vizitë të raportuar të kreut të Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Nikolai Patrushev në Beograd, që po lidhet me largimin e disa qytetarëve rusë nga Serbia. Lajmi është dhënë nga gazeta serbe “Danas” që publikoi një raport, sipas të cilit, disa qytetarë rusë u deportuan nga vendi për përfshirje në planet me natyrë terroriste në Malin e Zi.

Subscribe to RSS - patrushev