Bolton: Amerika të rikthejë armët bërthamore në Korenë e Jugut   

Postuar në 25 Prill, 2023 17:52

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, bën thirrje që SHBA të ridislokojë armët bërthamore në Korenë e Jugut. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte në mbrojtjen e sigurisë së aleatit kryesor aziatik të Uashingtonit.

Vendosja e armëve bërthamore taktike në gadishull do të ishte dëshmi e qartë e vendosmërisë sonë për të penguar Korenë e Veriut”, tha Bolton për Reuters në nisje të një forumi në Institutin Asan për Studime Politike në Seul.

Bolton e bëri këtë koment në një kohë kur presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk, ishte në SHBA për një takim me homologun Biden, ku temë ishte edhe programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Bolton njihet për qëndrimet e tij të ashpra gjatë karrierës së tij në politikën e jashtme të Uashingtonit.

Sipas tij, vendosja e armatimeve të SHBA-së në Korenë e Jugut do të ndikonte në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon.

"Një strukturë e vetëmbrojtjes kolektive në Azinë Lindore dhe Indo-Paqësorin mund të jetë një zgjidhje për mosmarrëveshjet rajonale. Sa më shumë njerëz të mund të shikojnë interesat e tyre reciproke jo thjesht në anën bërthamore, por kundër kërcënimit të shteteve si Kina dhe Koreja e Jugut, aq më të sigurt jemi ne të gjithë”, pohoi ai.

SHBA i vendosi armë bërthamore në Korenë e Jugut në vitin 1958, por i tërhoqi ato në 1991.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.