Rritja ekonomike në 2023, më e ulëta që nga viti ’90

Postuar në 10 Prill, 2023 15:17

Ekonomia botërore do të tkurret gjatë këtij viti dhe nuk pritet ndonjë rritje domethënëse as për pesë vitet e ardhshme. Në parashikimin e tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje globale nën 3% përgjatë vitit 2023 dhe një stanjacion në rreth 3% për pesë vitet e ardhshme. Drejtoresha Menaxhuese, Kristalina Georgieva, tha se ky është parashikimi më i ulët i rritjes afatmesme globale që nga viti 1990, dhe shumë nën rritjen mesatare prej 3.8% të parë në dy dekadat e fundit. Perspektivat e rritjes mbetën të dobëta duke pasur parasysh inflacionin vazhdimisht të lartë. Problemet e bankave në Zvicër dhe Shtetet e Bashkuara nxorën në pah dobësitë financiare që rritën rreziqet për ekonominë globale.

Pavarësisht tregjeve çuditërisht elastike të punës dhe kërkesës së fortë të konsumatorëve, pavarësisht rritjes në Kinë, ne presim që ekonomia botërore të rritet më pak se 3% këtë vit

tha Georgieva në një fjalim përpara takimeve pranverore të javës së ardhshme të FMN-së dhe Bankës Botërore. Rritja globale ra me pothuajse gjysmën në 3.4% në 2022, efekt ky i luftës së Rusisë në Ukrainë, ndërsa vitin paraardhës ishte në nivelin 6.1%. Ekonomitë e gjigantëve aziatikë pritet të performojnë më mirë gjatë vitit 2023. India dhe Kina do të përbëjnë gjysmën e rritjes globale në vitin 2023, por rreth 90% e ekonomive të përparuara do të shohin rënie të normës së rritjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.