Fushatë në mbrojtje të kullave jo për qytetarët

Postuar në 07 Prill, 2023 03:14

Në një diskutim televiziv dje, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës është përballur me analistë për çështjen e ndërtimeve. Kryetari i Bashkisë e ka mbrojtur atë që e quajti “industri e ndërtimit” me faktin se ajo ka rivlerësuar pronën dhe së dyti sepse në këtë industri punojnë 100 mijë njerëz. 

Lajme mira

tha kryetari. 

Mirëpo natyra e lajmit është e tillë që nuk përkon për nga “jonizimi” me zhvillimin pozitiv dhe si në çdo rast “lajmi i mirë” rezulton të jetë një aspekt, shpesh voluntarist, i rsportimit të ngjarjeve që kanë edhe “lajmin e keq”. 
Dhe ndërtimi në Tiranë ka shumë lajme të këqija. Vetëm pak ditë më parë kryeministri foli për informalitetin e punonjësve, ndërkohë që rivlerësimi i pronës është ana tjetër e çmimeve stratosferike. 

Në Tiranë po investohet dhe shumë, por nuk ka zhvillim. 
Ka qarkullim të lartë monetar, por konsumi është nën presionin inflacionist për shumicën.
Ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh, por nuk ka cilësi. As kushte dhe nuk certifikohet asgjë siç duhet. 

Megjithatë përballë të ashtuquajturve analistë kryebashkiaku fitoi debatin sepse sipas nocionit të vet për fitoren ai dha lajmë të mira. Me parimin se performimi në media ekuivalenton sukses elektoral personi në fjalë manovron mbi këtë filozofi duke vënë në pozitë inferiore dhe diskriminuese oponentët që duhet thënë se nuk vlejnë. 

Lajmi i mirë ka cenin demagogjik se vetëafishohet si alternativë ndërkohë që kritika vjen nga kategoria e dytë. 
Mirëpo dominimi në studio televizive përfaqëson në fakt problemin e madh se ky lloj përfaqësuesi është aty pëe kryqëzimin e disa interesave jo për elektoratin apo qytetarët. 

Siç mund ta vëmë re në këto javë fushatë të themi ky person nuk ka më një fabulë për qytetarët; edhe brenda kornizës së propagandës së vet bajate kryebashkiaku nuk po di se çfarë të propozojë.

Ecim përpara, - motoja. Po ku? Sepse ajo i apelon ndërtuesve jo qytetarëve që nuk mund të gënjehen më më vija të bardha, asfaltim rrugice dhe pastrim gjelbërim. Tëhuajëzimi me realitetin është thuajse i plotë sepse ngjan i qëllimahëm. 

Ndaj njeriu në fjalë në të vërtetë do bojkotuar nga mediat dhe panelet pasi është e qartë se për dikë që ka “mbyllur pazarin” me biznesin dhe partinë, dalja në debët është statistikë elektorale. Kryebashkiaku duhet të dalë me rivalët, ndërkohë që media e ka fare të thjështë diskutimin me këtë njeri, brenda misionit të vet: INCENERATORI I TIRANËS
Ai përcakton karrierën e këtij njeriu që provoi me banalitetin e propagandës, hiperinflacionin e shfaqjeve mediatike, gënjeshtrat banale, se është një njeri i rëndomtë në një detyrë shumë të rëndësishme.

Pas të cilit në dy mandate në Bashkinë e Tiranës nuk u identifikua asnjë figurë tjetër, përveç një drejtori me emrin Taulant. Tregues ky se çfarë qëndron pas këtij Njëshi faktorial që e martuan herët me pushtetin e që si Gjinua, pasi nuk e kap dot kokrrën e fikut, ka rënë dakord të presë të hajë kur t’ia japin. 

s.zaimi

Comments

Submitted by @ (not verified) on

Perhere me i neveritshem dhe me nje gjuhe laci qe tregon se cfare arrogance e cfare percmimi kane keta njerez per kedo qe guxon ti vere ne dukje zullumet. Me tipa si keta debatet duhen bere si ne SHBA me kronometer e jo te lihen te lire ne logorrete e tyre propagandistike pa koke e kembe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.