Grup prej 99 personash në Greqi për trafikimin e imigrantëve. Shqipëria, vend tranziti

Postuar në 01 Prill, 2023 16:49

Policia greke njofton asgjësimin e një grupi trafikimi të qenieve njerëzore që përfshin 99 persona. 41 janë arrestuar në Athinë, Selanik dhe Ilia në Perëndim të Greqisë. Grupi drejtohej nga dy persona dhe kishte strukurë të lartë organizimi; 25 falsifikues dokumetesh që përfshinte ID, pasaporta, teste CoVid-19, biletë kalimi në linja ajrore; 28 persona për tranmsportin dhe shoqërimin e emigrantëve; 7 që ofronin apartamente me qira, 3 skautë që kërkonin imigrantë të interesuar për kaliminnë Europë dhe 15 të tjerë të ngarkuar me detyra të ndryshme. 

Sipas policisë greke kalimet financiare grupi i bënte me sistemin informal “Hawala”, numrat e telefonit ishin të regjistruar në emra të rremë dhe komunikimet ishin të koduara.

Pagesa e imigrantëve shkonte nga 4000 euro, plus 4000-10 000 euro transport në Austri, Kroaci, Francë, Belgjikë, Bosnje, Gjermani, HUngari, Itali, Hollandë, Portugali dhe Suedi. Grupi vepronte edhe në Shqipëri, që përdorej si vend tranziti me kalime me makinë, apo në këmbë e mandej drejt Veriut.

Pagesa e fundit bëhej për shkeljen në një vend të BE-së që është edhe destinacioni. Sipas policisë, Grupi ka kaluar të paktën 2 322 imigrantë  që kanë paguar minimum 4000 euro secili me një xhiro të përafërt në total prej 9 milionë dollarësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.