Spanja ka nevojë për 60 000 kamarierë për sezonin e ri turistik

Postuar në 29 Mars, 2023 14:35

Megjithëse çmimet pritet të rriten me 20%, Spanja parashikon numër rekord turistësh këtë vit. Shifrat flasin për tejkalim të vizitorëve të periudhës së para pandemisë, që ishte 83.7 milionë të huaj.

Problemi që ka dalë është forca punëtore. Mediat citojnë kompaninë e burimeve njerëzore, “Randstad” sipas së cilës Spanja ka nevojë edhe për 60 000 punonjë shtesë në sektorin e hoetelerisë që të përballojë kërkesën në rritje.

Fushatat kanë nisur në rrjete sociale duke kërkuar punëtorë, kamarierë sidomos, kudo ku të mundet. Shkollat profesionale në Madrid njoftojnë se nxënësit e tyre e kanë të garnatuar punësmin nëse do të dëshironin, një tregues ky për forcën e sektorit, por që pritet të ketë pasoja në vende të tjera që nuk përjetojnë këtë rritje si Spanja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.