Misioni serb në Bruksel, letër proteste për konferencën kroate mbi Aloise Stepinac

Postuar në 22 Mars, 2023 18:18

Misioni i Serbisë në Bashkimi Europian ka përcjellë keqardhjen e thellë mbi një konferencë të organizaur në mjediset e PE-së nga një eurodeputet kroat, në të cilën është folur për Aloise Stepinac, kardinalin e Luftës së Dytë Botërore që është figurë që ndan edhe sot serbët me kroatët.

Për të gjithë qytetarët e Serbisë si dhe për Kishën Orthodhokse Serbe, Stepinas ishte një figurë që ishte bashkëpunëtor në krimet kundër serbëve, hebrenjve, romëve dhe komuniteteve të tjera jo kroate

shkruhet në letrën drejtuar eurodeputetes Zeljana Zovko.  

Më tej misioni serb vë në dukje faktin se pas Luftës, Stepinac u dënua me 16 vjet burg dhe në këto rrethana vetë procesi i kanonizimit të Stepinac nga Kisha Katolike është kontrovers dhe një çështje e hapur mes Papatit dhe Kishës Serbe. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan po ashtu se ka një deklaratë me shkrim të drejtori të Qendrës Simon Wiesenthal në Jeruzalem, Efraim Zuroff, përmes së cilës dënohet “çdo përpjekje për të nderuar apo glorifikuar figura që kanë mbështetur sundimin genocidial të Shtetit të Pavarur të Kroacisë, përbën një turp dhe duhet kundërshtuar”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.