Turqia dhe Greqia po përpiqen t’i rezistojnë të ardhmes

Postuar në 12 Janar, 2023 12:03

Konflikti dhe rivaliteti greko-turk mbi kërkimet e hidrokarbureve në Mesdhe nuk po konsideron një problem më të madh që është mjedisi dhe e ardhmja e afërt e basenit që është një ndër zonat ëm të rrezikuara në botë. Në një opinion të publikuar sot në gazetën “Kathimerini”, Andreas Stergiou, profesor në Universitetin e Thesalisë, autor i një libri për mosmarrëveshjet detare mes të dyja vendeve, vë në dukje se të dhënat aktuale për Mesdheun, do të duhet të bënin të dyja shtetet të shihnin ndryshe problemin.

Temperaturat po rriten me 20% më shpejt sesa mesatarja botërore dhe kjo ka qysh tani pasoja serioze. Përkundër këtij sfondi, këmbëngulja e të dyja vendeve për shfrytëzimin dhe prodhimin e hidrokarbureve që nxit konkurencën gjeopolitike për sigurimin e kontrollit të burimeve…në vend se të vendoset si prioritet lufta kundër kërcënimeve ekzistenciale duket një praktikë e vjetër

shkruan autori.

Stergiou shton se lëshimi në det sasive të gazit që nuk avullon apo nuk shpërbëhet në atmosferë ka pasoja të mëdha në jetën detare dhe bëhet shumë toksik në dete të cekët si Mesdheu. Por përtej kësaj, në ekuacionin e logjikës konkuruese sipas autorit mungon edhe faktori ekonomik.

Në total, tërësia e dobisë ekonomike të nxjerrjes së hidrokarboneve në Greqi është shumë e dyshimtë. Kostot e nxjerrjes së naftës dhe gazit mund të çojnë në humbje ekonomike përderisa pjesa kryesore e turizimit dhe aktiviteteve ripërptëritëse do të ndikoheshin drejtpërdrejt nga një rrjdhje nafte apo gazi afër bregut. Natyra gjysmë e mbyllur e Mesdheut, karakteri shumë i fortë klientelist i sistemit politik grek dhe rreziku i degradimit të mjedisit në një vend ku turizmi përllogaritet në 20% të PBB-së ngre dyshime serioze mbi dobinë e zhvillimit të sektorit të hidrokarbureve pavarësisht garancive ligjore dhe përvojës së mëparëshme në fushat e Prinos

shton ai.  

Kërcënimet e mëdha klimatike dhe mjedisore do të bëhen herët apo vonë pjesë e problemeve me natyrë ekzistenciale qoftë për Greqinë, qoftë për Turqinë që sipas Stergiou, duke i injoruar ato deri më tani:

thjesht po përpiqen t’i rezistojnë të ardhmes

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.