Ndryshim tani që Europa të mos barazohet me Vuçiçin apo Ramën si shpresë

Postuar në 12 Dhjetor, 2022 16:36

Aktorë të ndryshëm në Europë po kundërshtojnë propozimin e Komisionit Europian për dhënien e satusit kandidat për anëtarësim të Bosnje - Hercegovinës. Në një opinion të publikuar në EuObserver, Toby Vogel i qendrës studikmore “Democratization Policy Council”, shkruan se ky do të ishte një gabim. Sipas Gobel ky vendim do të minonte besueshmërinë e KE-së dhe krahasimi që bëhet me rastin e Ukrainës dhe Moldavisë çalon.

Ka arsye të pyetet nëse oferta për anëtarësim për Ukrainën dhe Moldavinë është e vërtetë apo simbolike

shkruan ai.

Sipas tij Bosnja nuk ka bërë asgjë të përmbushë një kërkesë themelore të BE-së për përafrimin e kuadrit kushtetues me atë të Unionit dhe agjencië të BE-së së bashku me SHBA dhe britanikët po çojnë para ndarjen. Më tej akoma Vogel thekson se problemet me zgjerimin janë më të thella sesa rasti i Bosnjes. Sipas tij, Hungaria dhe Kroacia kanë kapur politikën europiane të Ballkanit duke toleruar një simbiozë paradoksale të shteteve të cilëve u njihet progresi, por në fakt ulen në nivelin e demokracisë.

Serbia ka përparuar në shtegun e vet drejt pranimit, ndonëse presidenti Aleksander Vuçiç e ka thelluar shndërrimin autokratik të regjimit të dhe është rreshtuar me Rusinë. Diçka e ngjashme, ndonëse në një formë që është më pak destabilizuese për fqinjët, ka ndodhur në Shqipërinë e Edi Ramës.

Mali i Zi, pretendenti tjetër, ka avancuar shumë në procesin e negociatave nën drejtimin e Milo Gjukanoviç, ndonëse nuk ka patur përparimnë demokracinë dhe sundimin e ligjit…

Është paradoksale që shpresa kryesore demokratike e rajonit dhe shoqëria më e hapur, Kosova, është më mbrapa…

BE ka dështuar të përshtasë kuadrin e zgjerimit që ka përdorur për dhjetë vendet që u pranuan në vitin 2004 me realitetet shumë të ndryshme në Ballkan. Nuk ka aktivizuar potencialin shndërrues të zgjerimit për të çuar para demokratizimin dhe sundimin e ligjit

shkruan Vogel.

Mbështetja e BE-së për autokratët e Ballkanit ka bjerrur besimin e qytetarëve tek unioni, një problem më vete ky që përfaqëson çështjen kryesore të demokracisë në rajon dhe të ardhmen e tij. Në këtë kuadër e vetmja zgjidhje është riafrimimi I vlerave demokratike dhe liberale, për të mos lejuar që Europa të barazohet si shpresë me Vuçiç, Edi Ramën, apo të tjerë në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.