bosnja

Macron "i vë flakën" edhe Bosnjes

Postuar në 09 Nëntor, 2019 13:33

Duket se presidenti francez Emmanuel Macron po bën gjithçka që të prishë ekuilibrin gjerman të Ballkanit Perëndimor në një seri daljesh publike të cilat nuk mund të shpjegohen më vetëm me lirinë e shprehjes. Intervista e fundit e tij për “The Economist” ka zbuluar disa të vërteta që nuk po priten mirë. Deklarata e Macron se problemi në Ballkan nuk është as Shqipëria, as Maqedonia e Veriut, por Bosnja, të cilën e quajit bombë me sahat, ka provokuar reagime në Sarajave.

Rusia kërkon mbylljen e Zyrës së OKB-së në Bosnje

Postuar në 07 Nëntor, 2019 01:19

Rusia ka kërkuar mbylljen e zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnje - Hercegovinë me pretendimin se zyrtarët kryesorë të saj janë të njëanshëm. 

Ambasadori rus në këtë organizatë, Vassily Nebenzia paraqiti kërkesën zyrtare pasi Këshilli i Sigurimit votoi për zgjatjen me një vit të forcës ushtarake europiane që është ngritur për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit. 

Ai akuzoi kreun e zyrës, diplomatin austriak, Valentin Inzko se ka shfrytëzuar raportin e fundit të Këshillit të Sigurimit për të nxitur integrimin e Bosnjes në struktura5 euroatlantike. 

OKB: Shqipëria tkurret, në vitin 2100 popullsia më e vogël se Maqedonia dhe Bosnja

Postuar në 18 Qershor, 2019 15:08

Në vitin 2100, Shqipëria do të jetë e parafundit në Ballkan sa i përket numrit të popullsisë. Kjo e fundit do të tkurret në mënyrë të tillë që do ta pozicionojë vendin tonë të parafundit, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.

Bosnja në buzë të greminës

Postuar në 03 Qershor, 2019 13:32

Në skenat e para të filmit të Danis Tanović, "Toka e askujt", (film që ka fituar Oscar), i cili i vendos ngjarjet në Bosnje gjatë luftës së viteve 1992-1995, një ushtar boshnjak lexon gazetën në një llogore. Me keqardhje, ai thërret: "Shikoni ç’ndodh në Ruandë". Kjo skenë, e cila thuhet se është bazuar në një anekdotë të vërtetë, rezultoi një test lakmusi për shikuesit.

Bosnje-Hercegovina, "e prerë": Nuk e konsiderojmë njohjen e Kosovës së pavarur

Postuar në 29 Shtator, 2017 13:38

Ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak ka bërë një deklaratë kategorike për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur për këtë çështje për agjencinë “Fena” të cilës i ka zbuluar se kërkesa për njohje i është bërë nga kryeministri I ri kosovar, Ramush Haradinaj.

“Çështja e pavarësisë së Kosovës as nuk do të konsiderohet brenda fundit të këtij mandate të Këshillit të Ministrave”, tha Crnadak.

Siria nuk është si Bosnja dhe problemi nuk është urrejtja e vjetër

Postuar në 21 Nëntor, 2015 13:31

PNdërsa lufta civile në Siri vazhdon, duket se nuk ka zgjidhje të besueshme në horizont. Për një sy jo profesionist, konflikti është një rrëmujë e padeshifrueshme popujsh dhe besimesh rivalë. Si në shumë konflikte, vëzhguesit e kanë marrë vetë përsipër të ofrojnë konkluzione përfundimtare dhe zgjidhje të thjeshta. Një nga këto thjeshtëzime të skajshme është tendenca në rritje për ta krahasuar konfliktin e Sirisë me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.

Subscribe to RSS - bosnja