Luftë me padi investigimit gazetaresk të krimit financiar dhe bankar

Postuar në 30 Nëntor, 2022 01:51

 Konsorciumi i gazetarëve investigativë që qëndron pas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton për atë që mund të quhet një betejë ligjore me viktimat e investigimeve të fundit.

Pas publikimeve nën etiketën “Suisse Secrets”, parlamenti zviceran është duke shqyrtuar amendamente liberalizuese për informacionin ndaj atij që quhet Akti Bankar Zviceran. Deri më tani, kushdo që raportonte të dhëna bankare për një klient, qofshin këto edhe interes publik, dënohej me 3 vjet burg, por OCCP raporton se tashmë kjo po ndryshon. 

Përballë kësaj që ndodhi këto vite, nisur me Panama Papers, grupimi po përballet me kundërveprimin e atyre që i quan njerëz të njohur të krimit financiar, qeveritarë të korriptuar etj. Forma? 41 padi që nuk synojnë fitoren në gjykatë, por goditjen me kosto për OCCP që ka nisur të kërkojë fonde. 

Në këtë kuadër, grupimi sjell në vëmendje me shqetësim faktin se së fundmi Gjykata Europiane ka kufizuar aksesin në regjistrat e pronarëve përfitues duke vënë në veprim ruajtjen e të dhënave personale. Duke e parë këtë mjet si më efikasin për ekspozimin e krimit financiar dhe pastrimit të parave, OCCP ndër të tjera deklaron se: 

Nën shqetësimet e privatësisë, gjykata ka shfuqizuar detyrimet ligjore të korporatave, trusteve dhe entiteve të tjera ligjore që të zbulojnë publikisht identitetet e përfituesve fundorë, edhe të atyre që qëllimiaht fahehin identitetet e tyre të vërteta duke përdorur kompani guackë dhe vrima në rregullore

 Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Transparency International që ka paralajmëruar se paratë e pista do të rihyjnë në BE duke cilësuar se Gjykata ka çuar vite pas një situatë që kishte dhënë rezultate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.