Ai nuk luan rock’n roll, ai është rock’n roll

Postuar në 29 Tetor, 2022 14:05

Lindur më 1935 në një familje shumë të varfër në Luisiana, në moshën 9 vjeçare “zbulon” pianon, familja hipotekon fermën për të blerë instrumentin. Dhe kështu, alla amerikana, nis rrugën e kësaj bote një legjendë si Jerry Lee Lewis.

Ai nuk luan rock’n roll, ai është rock’n roll

do të thoshte për të Bruce Springsteen.

Leëis, një artist dhe karakter unik i performancës, shpërthyes dhe jashtë çdo konturi mbi instrument, ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare dhe lë pas jo vetëm një identitet muzikor dhe kulturor, por edhe një jetë të jashtëzakonshme, me të ashtuquajtura skandale, probleme dhe bojkoti.

Më 1956 ai niset drejt Mempfis, Tenesii, “Meka e muzikës së re amerikane” ku takohet me Mbretin, Elvis Presley, Johny Cash dhe Carl Perkins për të regjistruar së bashku një seancë që u mbiquajt “Kuarteti 1 milionë dollarë”.

“Whole lotta shakin’ goin’ on” më 1957 prezanton Jerry Lee Lewis në realizim të plotë të performimit organik dhe trupor mbi piano, ndërkohë që “Great balls of Fire” ngjit në maja.

Pas skandalit me martesën e tij me kushërirën e vet, Myra Gale Broën, Leëis rikthehet me muzikë country për të hyrë në “Rock and Roll Halla of Fame” më 1986.

Duhet thënë se më tepër sesa vetë muzika, është idiosinkrazia e Lewis, e aktrimit muzikor që përkonte aq shumë me zhanrin e ri dhe ardhjen e televizionit, që ngjit një imazh aq karizmatik.

Koka e anuar pak lart me një shikim mbi horizontin e spektatorëve i jep këngëtarit pamjen e dikujt që nuk është ngjitur në skenë, por ka zbritur në skenë për të kënduar dhe shkallmuar mundësitë e instrumentit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.